Bujanoc, 21 dhjetor (AIK-Presheva Jonë)


Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Nacional në Kosovën Lindore flet lidhur  me raportin e  Dick Marty

Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Nacional në Kosovën Lindore lidhur  me raportin e  Dick Marty,  i ka deklaruar sot Agjencisë Informative Kombëtare “Presheva Jonë”  se “ky raport  i Martyt është i njënanshëm dhe i përpluar diku në kuzhinat serbe dhe qarqet  tjera anti shqiptare me qëllim të denigrimit jo vetëm të rolit të UCK-së për edhe sulm mbi shtetin e ri më të në Evropë, mbi  Kosovën. “Raportin e Dick Marty  është cinik dhe pakurrëfarë dëshmishë që bie ndesh më të vërtetën”  ka pohuar në vazhdim z.Beqiri .

Sipas kyretarit të KNKL z.Beqiri   “raporti në fjalë është plotë e përplotë trillime dhe dezinofrmata që janë në kundërshtim me realitetin dhe se ky i ashtuquajtur raport i Martyt i përngjan më shumë një pamfleti progandues kundër luftës clirimatre të UCK-së dhe liderëve  shqiptarë në Kosovë. Sikur të ishte raporti pa emër, gjisthecili padyshim do të mendonte se ai është i përgatur nga eskpetrë dhe shovenistë serbë dhe jo nga ky Dick Marty…”

Prandaj, ky raport, sipas Galim Beqirit “është  i motivuar politikisht i cili ka për qëllim të priviligjoj palën serbe me rastin e fillimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe padyshim del sa ai është  influencuar nga regjimi i Beogradit. Kjo  lent të kuptosh se Dick Maryt duke të jetë një Serbofil cka mendoj se edhe Zvicra do të dinstancohet nga ky aktivitet  progandues.i tij që nuk përkon me bashkëpunimin e dy vendeve mike, të Zvicrës dhe Kosovës…”

SHPËRNDAJE