Fondacioni i ri në Zvicër nis aksionin me moton : Një kafe në javë për Rahovicën

Fondi për ndërtimin e Rrahovicës, quhet fandacioni posathmeluar i bashëkombasve tanë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër nga inicitorë, drejtues i FNR ecc.dipl. Nexhat ABDIU

 

Soloturne,11 tetor / AIK-Presheva Jonë

Kështjella PEPSHI

Kur dëgjum lajmin se është thmeluar ky fondacion për fshatin Rahovicë, dëshmon qartë se ky fshat n »kueshtë i vetë, deshi apo s’deshi kumana apo Serbia, sot për t te kujdesen bijtë e  saj në perendim dhe nuk kursejne asgjë për ta ndihmuar vendlindjen.Dhe me ketë rast, më ra ndermend vargjet e njohura, që ne do t’i kishim përdorur «nëno mos ke frikë se ke djemtë  në Zvicër e Amerikë !.. » Pra, qis e kuptuam ky fondacion është themeluar në Zvicër me seli në Lostorf (SO) Që  sipas drejtuesve të saj aksionin për ta nddihumat fshatin dhe Kosovën Lindore e nisë  me motot » Vetëm një kafe për Rahovicën ! » dhe në mesazhin e ketij fondacioni lexojmë :

 

Të nderuar bashkëfshatar

   Rahovica kërkon ndihmën tonë. Mos prisni. Bashkojuni  vllezërve tuaj, bashkëfshatarëve tuaj në themelimin dhe  e Fondit për Ndërtimin e Rahovicës. Jo ma shumë se një kafe në javë për Rahovicën. Vetëm një, jo ma shumë. Dhe, jeta e vllezërve dhe motrave tona, e familjarëve tanë, por edhe çastet që do t’i kalojmë ne atje, pushimet që do ti kalojmë , do të jenë të këndshme. 

 

Sa herë keni pasë dëshirë,  që nga vendi ku jetoni, Zvicra, Gjermania, Holanda, Suedia, Norvegjia, por edhe më gjërë, të merrni me vete një shok, një koleg të punës, një shok të shkollës apo studimeve, Zvicëran, , Gjerman suedez, amerikan etj., për ti treguar se ku jetojmë,nga vijmë, ku kanë jetuar e ku jetojnë të parët tanë, sepse ata shprehën dëshirë të na njohin më mirë.

 

Dhe sa herë që menduat kështu, ju doli përpara papastërtia, rrugët e dëmtuara, gjendja e ujsjellësit, e kanalizimit, e rrymës, etj. etj. Dhe, nuk patët fuqi  të pranoni të merrni ateme vete.

 

  – E po, tash, duke e përkrahur iniciativën tonë, do të mund të bëni nesër edhe këtë. Pra, jo vetëm që do të kaloni ju pushime të mira, të rahatshme, por do të mund të krenoheni pra gjithë botës se Jeni krenar me  fshatin Rahovicë. Se Rahovica është vendlindja juaj, e prindërve tuaj, e gjyshërve dhe stërgjyshërve tuaj.

 

   E dij se mundemi, me vetëm një kafe në javë, t’i pastrojmë e rregullojmë rrugët, ta rregullojmë ujsjellsin, t’i pastrojmë e ruajmë e mbrojmë varret, ta mirëmbajmë kanalizimin . PO, këto janë ato më elementaret, këto janë ato që më së shumti edhe na pengojnë , na iritojnë kur jemi në pushime.

 

E pra, me vetëm një kafe në javë. Po,po, me vetëm një kafe në javë. Po, është e mundur. E se si, lexoni, njihuni dhe bashkangjituni këti programi, këtij fondi.

 

Rahovica është fshati më i madh  në Komunën e Preshevës dhe njëri ndër fshatrat më të mdhej në.Sërbi. I ngjitur praktikishtë me Preshevën ka rrethë 1300 familje me mbi 4000 banor. Si dhe në tërë teritoret tjera të banuara me shqiptarë, fshatrat tjerë, edhe banorët e Rahovicës kryesishtë janë të papunësuar dhe merren me bujqësi. Një pjesë e madhe e Rahovicalive punojnë në shtetet e perendimit, në Zvicër, Gjermani, Suedi, Austri, etj.etj.

Natyrishtë pjesa dërmuese e popullatës janë të moshës se re. Ata ndjekim shkollimin fillorë në shkollën fillore Selami Hallaçi  ndërsa ate të mesëm në Gjimnazin Skënderbeu në Preshevë apo në shkollën e mesme teknike po në Preshevë.

  Një pjesë të vogël të të rijve i jepen shansa të studijojë nëpër fakultete dhe shkolla të larta në Ko
sovë, Maqedoni dhe Shqipëri, pasi që në Luginën e Preshevës nuk ka mundësi të studimit.

Popullata e fshatit është e besimit islam dhe ka tri Xhamija, ku besimtarët kryejnë obligimet e tyre fetare.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni