Fillon sot regjistrimi i popullsisë në Maqedoni

Në Maqedoni fillon sot regjistrimi i popullsisë, një proces ky që gjithnjë është debatuar dhe shqiptarët nuk u kanë besuar shifrave zyrtare.

Rreth njëzet mijë regjistrues do ta zbatojnë procesin. Ndërkohë, mbrëmë ka dhënë dorëheqjen kryetarja e Komisionit Shtetëror të Regjistrimit Vesna Janevksa, e cila është zëvendësuar menjëherë me vendim të qeverisë, siç janë plotësuar edhe vendet e zbrazëta të nënkryetarit dhe disa anëtarëve të tjerë.

Regjistrimi do të zgjasë deri më 15 tetor. Nënkryetari i Komisionit shtetëror të regjistrimit, Abdylmenaf Bexheti dha dorëheqjen më parë, meqë, sipas tij, nuk ekzistojnë as kushtet minimale për zhvillimin e procesit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni