Familja Nuhiu nga Zvicra: Lirimi i vëllaut tonë Shemsiut, nga burgjet serbe, fitore e drejtësisë!

«Jemi të gëzuar pa masë, ne si vëllezër, por sidomos Nëna dhe e shoqja e tij me fëmijët. Është kjo një fitore e drejtësisë. Jemi të bindur se edhe të tjerët ishin të pafajshëm edhe pse u dënuan..” ka deklaruar për agjencinë informative “Presheva Jonë” Sherif Nuhiu i cili lajmin për lirimin e vëllaut të tij Shemsiut nga burgjet serbe,e kishte pranuar me gëzim të madh.

 

Vevey, 19 shtator

Sikur Sherifi në Cyrih edhe vëllau tjetër në Gjenevë Zeqirja Nuhiu kanë përshëndetur fitoren drejtësisë të vëllaut të tyre Shemsi Nuhit i cili qe një vit për shkak njëfarë «flet arresti » serb ishte arrestuar dhe shetiru larë-poshtë fillimisht në burgjet zvicerane e pastaj nga 21 marsi i këtij viti kur u ekstradua nga Zvicra ne Beograd, në burgjet serbe.

 

« Jemi të gëzuar pa masë, ne si vëllezër, por sidomos Nëna dhe e shoqja e tij me fëmijët. Është kjo një fitore e drejtësisë. Jemi të bindur se edhe të tjerët ishin të pafajshëm edhe pse u dënuan..Por, siq  e dini gjykata serbe, pas gjithë atij pluhuri është dashur t’ja ngjesin ndokujt, ta mbulojë, arsyetoj veten së paku për t’i dëshmuar gjitha ato procese e mbledhje, humbje kohe seance e pas senace që ka bërë në emër të dofarë akuzash kundër djemve, vëllezërve tanë.. »

 

Duke falenderuar rolin dhe angazhimin e agjencisë informative Kombëtare „Presheva jonë“ për rastin Shemsi Nuhiu për dlajen në shesh të drejtësisë, familja Nuhiu nga Presheva (karadaku Isëuaj) dhe Zvicra i kanë deklaruar agjencisë sot se « Shemsiu pas disa procedurave formale, pritet që gjatë kësaj jave të gjendet në Zvicër, viza e të cilit ende është e vlefshme i cili do t’ia rifillojë jetës, punës pranë familjes, zviceranëve dhe shqiptarëve, ku ishte integruar, meqë kishte jetuar qe më shumë se dhjetë vite në Vevey të  kantonit Vaud… »

 

HISTORIKU NGA: VEVEY LIRI- LAUSANNE BURG – BEOGRAD BURG  – PRESHEVË-VEVEY NË LIRI

Shemsi Nuhiu nga (Isevukaj) Presheva, fillimisht u arrestua me 20 prill 2011 nga njefare fletarresti serb…U mbajt për je vit në burgu e Lausannes..deri sa u muaren vesh Beogradi me Bernën.

Pastaj me 21 mars 2012, pasi nje viti ai Esktradohet ne « goje te ujkut » ne Serbi, përkundër qindra shkrimeve reagimeve nga agjencia informative kombëtare  «Presheva Jonë » dhe mediat zvicerane si dhe peticionit me mijëra nënshkime si dhe protestës  para ambasadës helvetike në Prishtinë.

 

Pas pesë muajsh, sot më 19 shtator triumfoi e drejta në anën e Shemsi Nuhiut i cili ket javë i kthehet Zvicrës, jetës, i kthehet obligimeve ndaj familjes dhe kombit… Dhasht Zoti që edhe të tjerët të lirohen sa më shpejtë nga burgjet serbe..sepse e drejta duket se vonohet pak por, herdo kurdo del në shesh…


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni