LDK-së e epokës së Rugovës i solli popullit të Kosovës lirinë dhe pavaresinë

Ibrahim Rugova ka dhënë kontribut historik në zhvillimin e Lidhjes Demo0kratike të Kosovës (LDK) dhe në zhvillimin e idesë për liri dhe pavarësi të Kosovës, duke afirmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, ndërsa me shpirtin e tij humanitar, me idetë e me dijen e tij kontribuoi që Kosova të respektohet edhe në momentet më të vështira nga vende e tjera.

Me një solemnitet  në hotelin ”Emerald” afër Prishtinës, Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka shënour 22-vjetorin e themelimit
Paraprakisht, me rastin e këtij përvjetori, Kryesia e LDK së bëri homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Këto vlerësime i bëri sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa,në 22-vjetorin e themelimit të partisë, pas homazheve me anëtarët e Kryesisë së partisë para varrit të Presidentit historik dhe kryetarit shumëvjeçar të LDK-së, Ibrahim Rugova.

Mustafa po ashtu vlerësoi se Ibrahim Rugova ka kontribuar në zhvillimin e një solidariteti të paparë në Kosovë, si forcë, dhe si energji e qytetarëve dhe e popullit të Kosovës, rinisë studentëve dhe intelektualëve të Kosovës në rezistencën ndaj një pushteti të ashpër represiv të Serbisë në Kosovë.

“Falë LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, sot ne po gëzojmë lirinë, po gëzojmë pavarësinë dhe po ndërtojmë në përgjithësi shtetin e Kosovës”, tha Mustafa.


1 Komente

  1. lili, December 25, 2011:

    fjal shum pun pak

Komentoni