Forumi Rinor i Partise Demokratike Shqiptare dite me pare mori iniciativen per organizimin e ndihmes humanitare të më se 20 familjeve të cilët jetojnë në malsinë e komunës së Preshevës, të cilëve banorë sot iu bë shperndarja e paketës së planifikuar te cilen arritem ta organizojme ne saje te donacionit te ndermarrjes private “Fluidi”, nnjofton agjencia informative “Presheva Jonë”.
Kjo nismë erdhi sepse banoret e kesaj pjese të komunës së Preshevës perveç kushteve të renda ekonomike që kan dhe pas reshjeve të mëdha të borës e kishin të vështirsuar lëvizjen e tyre në drejtim të qytetit në menyrë që të paiseshin me gjerat e nevojshme ushqimore. Forumi Rinor i Partise Demokratike Shqiptare ka planifikuar qe ne te ardhmen  aktivitete te ngjajshme të ketë edhe në vendbanimet tjera të komunës së Preshevës, thuhet ne njoftimin e prof.Ilir Sadriut, kryetar i Forumit

SHPËRNDAJE