Ka rifilluar sot operacioni i kërkimit të anëtarit të 11 të familjes Reka në Restelicë të Dragashit, i mbuluar nga orteku i borës të shtunën.

Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë operacionit të kërkimit, sot, kanë gjetur edhe viktimën e fundit të fatkeqësisë në Restelicë të Sharrit.
Viktima u gjend rreth orës 13:35. Komandanti i Forcës së Sigursië së Kosovës, gjenerllejtënant Kadri Kastrati e shpalli të përfunduar operacionin e FSK në Restelicë.

Pjesëtarë e Forcës së Sigurisë edhe dje kanë vazhduar kërkimin deri në orët e mbrëmjes por pa ndonjë rezultat. Ndryshe dje në Restelicë u varrosën 9 viktimat e familjes Reka.

SHPËRNDAJE