Erdogan uron 8 Marsin edhe në shqip!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter, ka shprehë urimin me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grues, në mbi 10 gjuhë të hueja, përfshi edhe shqipen, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

“Të gjitha grave të vendit tim e të gjithë botës i uroj gëzue Ditën Ndërkombëtare të Grues, 8 Marsin”, ka qenë mesazhi i presidentit Erdogan në gjuhën shqipe në Twitter.

Gjuhët e tjera të përfshime përveç turqishtes dhe shqipes ishin ato malaje, urdu, boshnjake, perse, gjermane, ruse, spanjolle, frange, arabe dhe angleze.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni