Enis Presheva lë muzikën

Pas shumë e shumë viteve karrierë të bujshme, producenti i njohur shqiptar Enis Presheva, ka vendosur që ti ndërpresë kontaktet me muzikën, shkruan Hip Hop Magazine, transmeton agjencia “Presheva jonë”. Ai ka pasur rastin që të bashkëpunojë me pothuajse të gjithë estradën shqiptare ku secila këngë e cila kompozohej nga ai, ishte padyshim këngë që qëndronte në krye të top-listave.

Ai pohoi se projektet e fundit të cilat ka marrë pjesë kanë qenë koncerti i Unikkatilit në Prishtinë dhe albumi i sapo publikuar i reperit MC Kresha “Air Force 1” dhe se menjëherë pas tyre, ai do të linte muzikën.

Investimet e shumta që ai futi në studion e tij që është bërë kohëve të fundit, do të ndërpriten me kaq pasi që ai ka lënë pa përfunduar edhe shumë projekte me këngëtarë të tjerë të estradës, të cilat nuk do të kryhen deri në fund. Arsyet se pse Enisi po lë muzikën pas një kohe kaq të gjatë, nuk janë edhe shumë të ditura por si duket janë shumë personale.


1 Komente

  1. toni, October 4, 2012:

    pun e madhe se ka lon muziken a duhet mi shpreh ngushllime

Komentoni