Eliot Engel: Arrestimi i Mlladiçit ka rëndësi për të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës në BE

Kongresmeni demokrat distriktiti 17-të, të Nju Jorkut, Eliot L. Engel nji anëtar i lartë i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Çështjet e Jashtme, dhe të Komitetit për Europën, përshëndeti arrestimin e Ratko Mlladiçit. Në një deklaratë me shkrim shperndar sot per medien , zyra e kongresisit paralajmëron se Serbia duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kosovën para se të përfshihet në Bashkimin Evropian.

BEQIR SINA

WASHINGTON D.C, 27 maj /AIK-Presheva Jone 

Në deklerat thuhet se “Arrestimi i Gjeneral Ratko Mlladiçit është një hap i rëndësishëm dhe i pritur prej kohësh nga Serbia,” thuhet në deklaratë. Ligjvënësi thekson se Mlladiçi është përgjegjës për masakrimin e më shumë 7,500 djemve dhe burrave myslimanë në Srebrenicë në korrik 1995 dhe duhet të mbahet përgjegjës në Gjykatën e Hagës për këto krime dhe akte të tjera kriminale kundër njerëzimit.

Në fund të kësaj deklerate, Kongresmeni demokrat distriktiti 17-të, të Nju Jorkut, Eliot L. Engel nji anëtar i lartë i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Çështjet e Jashtme, dhe të Komitetit për Europën, theksonë se   “Arrestimi i Mlladiçit dhe ekstradimi i tij në Hagë është një përparim i rëndësishëm për Serbinë, por ky vend ka një tjetër pengesë kryesore para se të ecë përpara në rrugën e antarësimit në Bashkimin Evropian. Derisa të zgjidhen mosmarrëveshjet e saj me Kosvën e pavarur, Serbia nuk do të jetë në gjendje të antarësohet në BE.

Shpresoj,” – shkruan më tej kongresisti Engel në deklaratën e tij – “se Serbia një ditë do të bëhet një vend anëtar i Bashkimit Evropian, por nuk duhet lejuar ta realizojë këtë, nëse një gjë e tillë do të bllokonte antarësimin e Kosovës në të ardhmen,” përfundon deklarata e  Kongresmeni demokrat distriktiti 17-të, të Nju Jorkut, Eliot L. Engel nji anëtar i lartë i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Çështjet e Jashtme, dhe të Komitetit për Europën


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni