Thotë në intervistën për  AIK “Presheva Jonë” z.Memli Krasniqi, keshilltari  politik, njëherit dora  e djathtë e kryeministrit të vendit Hashim Thaci.

“Shqipëtarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës meritojnë një status shumë më të avancuar, meritojnë ti kenë të gjitha të drejtat të cilat i kanë munguar dhe iu mungojnë. Serbia duhet pasur një gjë të qartë se po këto të drejtë ju kishin mohura dje edhe shqiptarëve të Kosovës, po ashtu ishin denura me nga 10, 15 e 28 vjet burg, para daljes në sipërfaqe të UCK-së dhe bombardimeve të NATO-s..” ka deklaruar në intervistën ekskluzive për AIK “Presheva Jonë” dora e djathtë e kreut të qeverisë së Kosovës Memli Krasniqi, këshilltar politik dhe zedhënës i qeverisë. Ndërsa rreth stukturimit të qeverisësë re të Kosoväs pas zgjedhjev të 12 dhjetorit z.Krasniqi pohon se “janë absurde disa deklarata të disa krerëve partiak kur thonë se ne nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në, sespe në botën demokratik nuk pyeten për koaliconi ata të cilët i humbin zgjedhjet por ata që i fitojnë..”

Kushtrim MALIQI

Memli Krasniqi, keshilltar i larte i kyreministrit të Qeverisë së Kosovës ne bisedë me Kushtrim Maliqin, redaktor i agjencisë informative  “Presheva Jonë”

Prishtinë 1 shkurt / AiK-Presheva Jonë

PRESHEVA JONË: z.Krasniqi kohëve të fundit në skenë ka dalur raporti tashmë i famshëm i zvicerranit “DICK MARTY” i cili akuzon UCK-në në përgjithësi e ekskluzivishtë z.Thaqi për trafikim,armësh e organesh gjatë kohës së luftës,si e vlerësoni ju një raport të tillë?

MEMLI KRASNIQI: Padyshim ky është një raport i bazuar në shpifje dhe në burime që origjinën e kanë në Beograd dhe mbështetjen në Moskë. Është një raport krejtësishtë politikë,qëllim keqë ,tendencioz dhe i njëanshëm i cili për qëllim ka pasur diskreditimin e republikës së Kosovës,Shqipërisë partnerët tanë strategjikë siq janë SHBA-të dhe një pjesë e madhe e shteteve të BE-së. Është fatëkeqësishtë që edhe rezoluta e cila ndërlidhet me këtë raport u miratua nga këshilli i europës në mënyrë krejt të njëanëshme dhe politike por them se ajo e rëndësishmja që duhet të theksuar është se ne si qeveri kemi kërkuar që të bëhet edhe një hetim nga EULEX-i për kundër tri hetimeve që janë bërë dhe kanë rezultuar me zero fakte për ato pohime spekulative. Dick Marty mund të ketë pasur një agjendë të tijën personale dhe spekulative,por e vërteta e cila është e ditur për ata të cilët duan ta dinë padyshim se do të dal edhe një herë në dritë dhe atëher them se do të skuqen të gjithë ata si soji i Dick Martyt.


PRESHEVA JONË: Pas publikimit të këtij raporti a mendoni se janë zbehur një cik marëdhëniet Kosovë-Zvicërr?

 
MEMLI KRASNIQI: Dick Marty nuk e përfaqëson Zvicrrën,ai nuk flet për Zvicrrën,ai e përfaqëson vetëm se vetën e tij dhe askënd tjetër,në këtë drejtim them se raportet mes Kosovës dhe Zvicrrës kanë qenë dhe gjithëmonë do të mbesin të veqanta dhe shumë të afërta sepse shteti zvicerra i ka ndihmuar Kosovës tradicionalist dhe i ka dalur Kosovës në ndihmë edhe përmes pranimit të një numri jashtëzakonishtë të emigrantëve Kosovarë qofshin ata politikë apo ekonomik,pastaj përmes mbështetjen të cilën i ka dhënë Zvicrra Kosovës edhe në kuptimin politikë të Kosovës pasi që është edhe ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën shtetë,madje edhe para se të shpallej Kosova shtetë zyrëtarë Zvicerran kanë bërë thirrje për shpalljen e Kosovës shtet. Qarqe të caktuara them se tentojnë të hedhin mjegull mbi këto raporte por ju siguroj se në asnjë mënyrë nuk do të dëmtohen këto raporte jashtëzakonishtë të mira dhe të qëndrueshme mes shteteve tona.

 
PËR KOLAICIONIN QEVERISËS NUK PYETEN HUMBËSIT, POR FITUESIT, NË KËTË RAST PDK-ja  !

PRESHEVA JONË: z.Krasniqi,me kë e sheh PDK-ja veten në koalicion për qeverinë e re duke pasur parasyshë që AAK nuk do të jetë me ju,LDK gjithashtu,AKR nuk e doni vetë ju gjithashtu edhe Vetëvendosjen?

MEMLI KRASNIQI: Unë them se të gjitha deklaratat e krerëve të subjekteve politike para dhe gjatë fushatave nuk duhet ti merrni seriozishtë,pasi që përderisa ata janë nën emocionet e fushatës ata thojnë edhe gjëra të cilat nuk mendojnë ashtu sic i shprehin për opinion,dhe them se tash pas përfundimit të zgjedhjeve shohim se edhe deklaratat e subjekteve politike janë shumë më racionale. Ju garantoj se PDK do ta formoj qeverinë e cila do të jetë shumë e qëndrueshme dhe shumë stabile,e sa i përketë kohës se kur do ti bëjmë oferta partive,kjo është qështje që do të ndodhë ditëve të ardhshme. Dua të them,të jeni të bindur se problemi më i vogël i PDK-së sot është ta formojë qeverinë dhe numrat në Kuvendin e Kosovës,ne jemi të interesuar për një qeveri me vizion të qartë europian për Kosovën,implementimin e programit tonë elektoral të cilin ja kemi prezentuar qytetarëve dhe ata ja kanë dhënë besimin dhe për konsolitimin e një qeveri efikase dhe transparente.

PRESHEVA JONË: Si e vlerësoni ofertën e AAK-së,që të futet në koalicon PDK-AAK,me kushtë që Blerim Shala të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit?

MEMLI KRASNIQI: Unë mund të ju them se ofertat për koalicion gjithmonë i bënë partia fituese dhe partit të tjera duhet ti përgjigjen pozitivishtë apo negativishtë atyre ofertave. Ne si PDK deri sot nuk i kemi bërë ofertë askujtë,janë absurde disa deklarata të disa krerëve të disa partive kur thonë se ne nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në,nuk do të pyeten për koaliconi ata të cilët i humbin zgjedhjet por ata që i fitojnë,PDK i ka fituar dhe ajo do të bëjë ftesa dhe pastaj me ta të shohë se a mund të gjejë një frymë bashkëpunimi.


PRESHEVA JONË: z.Krasniqi jemi pranë fillimit të bisedimeve Prishtinë-Beograd,flitet që do të ketë përfaqësues nga Mitrovica e Veriut (serb kuptphet) por në të njëjtën kohë edhe përfaqësuesit e Luginës kërkojnë pjesëmarrje në këto bisedime,mendoni se mund të ketë përfshirje të këtyre dy palëve,si mundësi e ka konfirmuar edhe kryetari i ish-partnëri i juaj i koalicionit z.Mustafa ?


MEMLI KRASNIQI: Unë ju them se nuk kanë aq peshë deklaratat e ndonjë kryetari të Komunës për qështje të cilat kanë të bëjnë me dialogun Prishtinë-Beograd. Ky dialog është agjendë e bashkësisë ndërkombëtare ëshë agjendë e cila përcaktohet në Bruksel dhe që për tendencë ka normalizimin e raporteve në disa fusha,dhe për afrimin dhe inegrimin e Serbis dhe Kosovës drejt Bashkimit Europian,ne e kemi të qartë pozicionin tonë se Kosova në këto bisedime hyn si shtet i pavarur gjtihmonë duke rrespektuar pakon e Ahtisarit ne në qfardo rrethane nuk do të pranojmë që të hapet kjo pako,gjithëqka që do të rezultoj nga këto bisedime do të bazohet tek kushtetuta e vendit tonë dhe pakoja e Ahtisarit. Kosova në këtë dialo do të përfaqësohet në cfardo cilësie,coftë ajo e ekspertëve apo përmes organeve dhe institucioneve të zgjedhura të saj dhe zyretarëve që i përcaktojnë këto institucione dhe në asnjë
mënyrë nga ato ide që mund të qarkullojnë në qarqe të ndryshme që thonë se do të ketë përfaqërues të këtij apo atij tjetrit komunitet. Në këto bisedime në asnjë mënyrë nuk do të bisedohet për territore,nuk do të flitet për status,për qështje të brendshme të Kosovës,për qështje të cilat i ka definuar kushtetuata dhe pakoja e Ahtisarit,kështu që nuk mund të dilet nga ajo që kemi arritur deri tani,cdo kërkes për kthim mbrapa është kërkesë për regres dhe për probleme. Them se shqipëtarët në Luginën e Preshevës meritojnë një status shumë më të avancuar,meritojnë ti kenë të gjitha të drejtat të cilat i kanë munguar dhe iu mungon. Serbia duhet të ketë një qasje shumë më konstruktive,më europiane dhe më civilizuese,atë që Kosova duhet a bëjë si shtet do ta bëjë por mendoj se një rrol të rëndësishëm në këtë drejtim do të mund ta ketë edhe Shqipëria.


NGJARJET E 21 JANARIT NË SHIPËRI TË DHIMBSHME DHE DESTBILUZUESE TE VENDIT


PRESHEVA JONË: z.Krasniqi,si i vlerësoni ngjarjet e 21 Janarit në kryeqytetin shqipëtarë,ku humbën jetën 3 presona dhe shumë të tjerë u plagosën?

MEMLI KRASNIQI: Ngjarjet e 21 Janari janë ngjarje të dhimshme,ngjarje të cilat jam më se i bindur se asnjë shqipëtarë nuk ka pasur dëshirë që ti shohë në mënyrën se si ka ndodhur. Ëshrë e dhimshme humbja e jetërave të tre personave,është e dhimbshme tendenca për të pasur një destabilizim institucional dhe shtetëror pikërishtë në momentet kur Shqipëria jo vetëm se është anëtare e NATO-së por tashmë është me hapa të mëdhenjë duke avancuar drejt bashkimit europian duke përfshirë këtu edhe futjen në listën e bardhë të Shengenitqë ndodhi tash. Ne shpresojmë dhe besojmë që në rradhë të parë politikanët shqipëtarë do të gjejnë maturin,vullnetin dhe përgjegjësinë e lartë shtetërore që ti ftohin tensionet dhe të gjejnë një zgjidhje për të mirën e vendit dhe qytetarëva.

………………………………………….

……………………….

……………

 

NESËR MUND TË LEXONI CILI ËSHTË MEMLI KRASNIQ PA KRAVATË, JASHTË LOKALEVE TË GODINËS SË QELQTË  ? KENGA DHE FAMILJA…

ME AGJENCINË INFORMATIVE “PRESHEVA JONË” GJITHNJË DREJPËRSËDREJTI NGA VENDI I NGJARJES !

SHPËRNDAJE