EDI RAMA, "KUCKAT" DHE QENTË ENDACAK TË PRESHEVËS "TOP LAJM" NË LUGINË

ALARMANTE : Nga qentë endacak, pësoi i mituri Dardan Hyseni nga Rahovica.  Për Serbinë më lirë të paguhet një dëmshpërblimin prej 240 eurosh nga kafshimi i një qeni, se sa të cfarosen krejt ?!, Vizita e Edi Ramës në Preshevë dhe qentë endacak në Preshevë eshte ky « muhabet » dhe “top lajm” në odat, qarshinë dhe mediat e Luginës së Preshevës…

 

Fëmijët e Preshevë janë në në rrezik, sidomos në orët e hershme të mengjesit të këtij acari dimëror, kur ata shkojnë n’shkollë me njëqind të dridhme, se si do të arrijnë  në shkollë e largët nga fshati në qytet duke ecur në këmbë dhjetra kilometra…ku ata rrugës ballafaqohen në cdo dy metra me sulme dhe kërcnime nga qente endacak. Dhe sot në Preshevë njerzit janë habitur dhe ma shumë hargjojnë energji rreth organizimit të pritej së Edi Ramës, nëse ka kush ta pretë, se sa cfarosjes së qenve dhe “kuckave”  në Preshevë që shumë fëmijë tanë po e pësojë dhe po e paguajnë shtrenjtë…Reth ketyre rreziceve dhe cenimit të drjatve dhe lëvizjes së lirë te njeriut nuk i bie i tërë faji vetem komunës, sepse qentë janë të gjithve edhe të opozitës edhe të KDNJ, fundja edhe ata kanë fëmijë dhe i dergojnë në shkolla pëmes këtyre turmave të qejve dhe shyqyr n’Zotin që i kanë shpëtuar deri më tash nga ndonjë e keqe. Ai,  flutra e pëllumba me qenë.. janë shumë..e leje ma këta qenë të përgaztë…

 

Nën organizimin e MPB (SUP-it) të Serbisë, ditë më parë në Beograd në kuadër të projekti serbë “T’i bëjmë qytetet më të qëndrueshme: Qyteti im po përgatitet”, në mënyrë solemne 32 komuna të Serbisë (kupto edhe Preshevës) iu janë dorëzuar çertifikatat për avancim në menagjimit të situatave të jashtëzakonshme për zvoglimin e katastrofave natyrore» ishte ky “top lajm”  ditë më parë bashkë me shpërblimet e Serbisë nga kafshimet e qenve endacak?!. Pas këtij lajmi sot në qarshinë dhe mediat e Luginës së Preshevës pjelle lajmi tjetër se fshatarët dhe qytetarët e Preshvës janë n’xorë me “kuckat” dhe qentë endacak bashkë me lajmin tjetër të vizitës eventuale të  Edi Ramës tek ne në Preshvë, “top lajme”  keto jo vetëm në mediat  e këtushme, por edhe në qarshinë dhe odat e preshevarëve…

 

Pra. ditëve të fundit kemi lexuam e dëgjuam lajmet sa të mira, të këqija,  po aq edhe qesharake dhe injorante në Preshevë dhe rreth saj. Si ato të katastrofave. Themi kështu sepse Lugina e Preshevës kurr s’ka pasur problem apo nuk është ndier e kërcnuar gjatë historisë së saj nga katasrofat natyrore, dridhje tokes apo vërshime sepse nuk ka afër Tzunami e as ndonjë bregdet apo vullkan. Të vetmin rrezik apo “katastrofë” Lugina e Preshevës mund ta përjetoj apo ta pres nga gjuajtja e rejës apo vërshimet e nevojtoreve, për shkak mungesës së kanalizimeve apo infrastrukturës së dobët. « katastrofa tjetër » shumë më tragjike dhe mjaft aktuale për banorët, fshatarët e Preshevës janë qentë.

 

Sipas ligjeve më të reja të Beogradit “qytetarët e Serbisë paskan të drejtë të ankohen tek organet kompetente nga kafshimet e qejve endacak dhe kërkojnë një shumë prej 5000 deri 25000 dinarë, si dëmshpërblim..?! (kupto rreth 240 eurosh) Për Serbinë më lirë të paguhet një dëmshpërblimin prej 240 eurosh nga kafshimi i qenit, se sa ata të cfaroseshin krejt dhe fëmijët tanë ditëve në vijim t’mos kishin talashe?! Duket se Beogradi po i friksohen Birgitte Bardos të gjujnë në ta.   Ama, ajo nuk ka thënë se qentë më Serbi duhet t’i kafshojnë fë mijët shqiptarë, por shteti si shtet, duhet të kujdeset për ta ose t’i shkollojë ose t’i eleminojë disi, sepse më shumë kushton sot jeta e një njeriu, fëmije.. se sa e një qeni t’flliqur….

 

Prandaj, ditë të ardhshme do të ishte jo vetëm mirë, por e  domosdoshme që autoritet lokale urgjentisht të mendojnë  dhe të ndërrmarin dic konkrete  duke organizuar  aksione në  cfarosjen e këtyre qejve dhe të clirohet Presheva nga okupimi i këtyre se Lugina e Preshevës është e lodhur më nga këto okupatorë nga gjtha anët…Sepse sipas së drejtës ndërkombëtare nuk është cenim i lëvizje së lirë vetëm nga diktautra, apo nha një policë serbë, ta zëmë, por edhe nga qentë, nga kriminelë tjerë të cilët pengojnë qarkullimin e lirë të njerëzve, në këtë rast të fëmijëve tanë në shkolla..A ka ma cenim se një një premte (t’gjuma) apo pas faljes se sabahit në Preshevë, njeriu nuk guxon prej qenve endacak me shkue tek varri i nënës i babit apo familjarëve të vdekur për t’ja bërë një dua (lutje) ?!

 

 

 

Liderët e Luginës duhet të kuptojnë se edhe lufta kundër qenve do të zinte një vendë të mirë në fushatë..dhe nëse do të cfaroseshi këta qej endacak, qe me vite të tëra janë n’zorë njerzit.. komunalitë jo vetëm se do t’i jepj kokkra sërish tash n’pranverë, por do të uroheshin sidomos nga fëmijët tanë dhe prindërti e tyre të cilët do të cliroheshin nga ky « terror » i përditshëm rrugës për në shkollë, të cilët për cdo ditë traumatizohen orëve të hershme të mengjesit deri sa arrijnë në shkollë ?!. Pra, ma mirë do të ishte që autoritet lokale të Preshevës të merren me qetë se sa me Edi Ramën i cili ka bizneset e veta me shita libra n’Preshevë ku vetem ky qytet ka sot mbi 20 shkrimtarë të cilët gati për cdo dy javë e botojnë nga një libër. Pra, ky edhe do të ishte sigurisht mesazhi i qytetarëve tanë, në vecanti i prinderve që kanë fëmijë, shkollarë…


2 Komente

  1. rudi, January 26, 2012:

    Stop Serbia!….Stop Edi Rama!

  2. muhamedi, January 26, 2012:

    Bash qashtu osht.Kta politiqart ton po knaqen tu dal n televizor,po shtyhen cili po fol ma mir.Po luftojne per vota dhe perveq kshillave per shka po luftojn dhe punsimeve partijake e farefisnore,asnji program spe realizojn.
    Ata per qent,mujn me fol dy sahat.Se s guxojn mi vrajt dhe se duhet me zgjidh kit problem.Pra ata knaqen me ligjerata.Kjo puna e qenve osht qi tri kater vjet e kurxho s kan bo.Pi serbis pu bin qen me kamiona,e din kejt kit pun.Kta simpatikt pu kshyren n paqyre dhe pu pregaditen per pushtet.Per cilin pushtet ata po pregatiten ,a per pushtet kundra popullit a per popullin
    A spe din ata se beogradit s ja ndin hiq per fmit qe i hajn qent.per qindra qytetar,per epidemia qi ka mu bo pi qenve.Osht mir t ja haje qeni ndonji fmi atyne e ta kshyrmi shka pu bojne.Po ata apet skryjn pun,se i ngojn ekspertet e beograditi edhe thojn me ligj spu guxojshmi mi vra e pu duke me zgjidh kit problem.Hajt baco hajt,beogradi ksi tupana do.

Komentoni