Edhe iPhone 4.6 me paraqitjen Retina

Sipas një raporti nga Reuters, Apple thuhet që do të lëshojë një produkt tjetër me paraqitjen Retina dhe kësaj here është një iPhone me një ekran vërtet të madh.
Apple supozohet që do të mundësojë vendosjen e porosive me prodhues për një paraqitje 4.6 inçësh iPhone Retina, thuhet në një postim të bërë nga Reuters gjatë ditës së djeshme, duke cituar një raport nga Gazeta e Biznesit Maeil në Korenë Jugore.

Nëse është e saktë, kjo do të nënkuptonte pajisjen e tretë të ndërmarrjes Apple me një paraqitje Retina. Të tjerët janë iPad me 9.7 inçë i cili sapo është lëshuar dhe iPhone 4S me 3.5 inçë.

Paraqitja Retina 960-me-640 piksellë përfshin 326 piksellë për inçë derisa ekrani iPadit të ri (2048-me-1536 piksellë) kanë 264 piksellë për një inçë.

Kjo paraqet një ekran relativisht të rëndë për një smartphone që ka një ekran xhami me 4.6 inçë . Një telefon më i madh mund t’ia mundësojë ndërmarrjes Apple që të përfshijë çipe të përditësuar si A5X. Kjo veçori e çipit është grafika katër bërthamore. Për krahasim, Samsung Galaxy S II Skyrocket HD ka një ekran 4.65 inçë HD Super AMOLED./pcworldalbanian


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni