Dritë jeshile për ndërtimin e teleskopit jashtëzakonisht të madh

Konstruktimi i teleskopit më të madh optik në botë më në fund mund të fillojë. Teleskopi evropian ekstrem i madh (E-ELT) do të ketë pasqyrën primare me diametër prej gati 40 metra dhe do të ndërtohet në maje të një mali në Kili.Shtetet anëtare të organizatës së Observatorit jugor evropian (ESO) kanë dhënë mbështetjen e vet në këtë projekt ditë më parë në takimin në Garching në Gjermani. Megjithatë, ende nuk janë paguar të gjithë mjetet për financimin e projektit, të cilat janë rreth një miliardë dollarë. Kjo do të ndodhë gjatë takimit të ardhshëm, i cili mbahet në dhjetor të këtij viti, bën të ditur BBC.

Deri atëherë Brazili duhet të bëhet anëtari i 15-të i ESO-së, çka do të reduktojë edhe më shumë çmimin e E-ELT- dhe për secilin nga anëtarët ta bëjë edhe më të pranueshëm.

Teleskopi duhet të jetë gati për përdorim deri në vitin 2022 dhe do të jetë një nga objektet kyçe astronomike dhe do të kompletojë observatorët tjerë të mëdhenj, sepse do të mund të shikojë qiellin në gjatësi të ndryshme valore të dritës.

E-ELT do të detektojë objekte në spektrin e dukshëm të dritës dhe në afërsi të spektrit infra të kuq. Pasqyra e tij kryesore me diametër 39,3 metra do të jetë katër herë më e madhe se tek cilido teleskop i sotëm optik. Ndjeshmëria e tij dhe rezolucioni duhet të mundësojnë fotografim direkt të planetëve shkëmbor jashtë sistemit diellor.

Observatori duhet të ofrojë edhe qasje në natyrën e vrimave të zeza, formimin e galaksive, materien e zezë misterioze, si dhe në energjinë e errët, e cila sipas disa hulumtimeve gjithnjë e më shpejt po e ndan kozmosin.

Në takimin, i cili është mbajtur në Gjermani, dy të tretat e anëtarëve kanë premtuar mbështetje të plotë në projekt, ndërsa anëtaret tjera kanë premtuar që do të tentojnë që sa më parë të fitojnë mbështetjen e qeverisë për këtë projekt.

“Tashmë një kohë të gjatë punojmë për të arritur aty ku jemi tani, ndërsa ky vendim do të thotë që jemi vetëm disa vite larg nga përdorimi i teleskopit. Vetë madhësia e E-ELT-së do të na japë fotografi shumë më të mira”, ka thënë Isobel Hook, profesoreshë në Universitetin e Oxford.

Teleskopi do të ndërtohet në Cerro Armazones, malin i cili gjendet 20 kilometra nga Cerro Paranala, ku për momentin gjendet teleskopi shumë i madh (VLT) i ESO-së.


1 Komente

  1. ann.d, July 27, 2012:

    bhk
     

Komentoni