TIRANË- Shqipëria numëron 65 raste të reja te infektuar me HIV/AIDS gjate vitit 2010.  Shifrat janë bërë publike në ditën botërore kundër SIDA-s, nga Instituti i Shëndetit Publik.

Të rejat e fundit të këtij viti i shtohen rasteve ekzistuese të prekur me virusin HIV në vendin tonë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 478.

Sipas ISHP-së, te infektuar numerohen 335 meshkuj, 143 femra, si dhe 24 fëmijë nën moshën 15 vjeç. Sipas statistikave rezulron se 92% e rasteve kane shkak raportet seksuale.

Gjatë një konference të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë për këtë ditë, ministri Petrit Vasili deklaroi se vendi ynë mbetet një vend me prevalencë të ulët sa i takon të prekurve me HIV/AIDS dhe garantoi se shifrat do të vijnë në ulje edhe më tej.

“Ne jemi të bindur që Shqipëria si vend me prevalencë të ulët do të vazhdojë të jetë i tillë dhe rezultatet e uljes së mëtejshme janë e do të mbeten realitet pozitiv dhe i pandryshuar në vend”- tha ai. Motoja e këtij viti në luftën kundër SIDA-s do të jetë “Zero raste të reja, zero diskriminim dhe zero vdekje”.  Specialistët kanë kërkuar koordinim më të mirë të veprimeve, rritjen e sensibilitetit dhe bërjen e publikut partner.

SHPËRNDAJE