Diaspora shqiptare është me forta në tërë Evropë dhe në botë

Shqiptarët më shumë se çdo popull tjetër të botës e përplasën valët e jetës anekënd rruzullit tokësorë, ku kjo mërgaët shqiptare luajti edhe rrolin e ambasadorëve të shtetit si ati shqiptarë ashtu edhe të Kosovës, e plotësuan boshllëkun e diplomacive të të dy vendeve e në veçanti të asaj të Kosovës e cila kurrë nuk angazhua për hallet, dertet dhe problemet e tyre.

Nga Pjetër NREJAJ
Roli i mërgimtarëve shqiptarë në të kaluarën dhe të sotmen

Shqiptarët gjatë historisë së tyre patën fatin e keq që të shpërngulëshin shpesh për shkaqe ekonomike e politike, ku muarën botën në sy, shpesh për tu mos u kthye ma. Analizat e bëra kohëve të fundit si në Kosovë, ashtu edhe jashtë sajë tregojnë, me të vërtetë se sa e rëndësishme ishte dhe është mërgata shqiptare në zhvillimin e mbarëvajtshëm të Kosovës në të gjitha aspektet. Historia e këtij populli autokton tregon se me shekuj të tërë janë të përfshirë në luftëra të njëpasnjëshme, ku këto luftëra si fryt patën mërgimin e shqiptarëve që nga vitet 167 para erës së re,kur mbreti i mundur Ilir GENTI me dhunë u deportua në Romë nga Romakët, ku deri më tani ky mërgim ka vazhduar, pra deri në fundë të luftës së fundit në Kosovë.

Historia e emigrimit të shqiptarëve nga trojet etnike

Emigrimi masiv i shqiptarëve ishte ai i Arbëreshëve të Italisë, arrnautëve të Turqisë, të Rumanisë, të Egjiptit , të Amerikës e shumë të tjerë. Enklava shqiptarësh janë të njohura që nga Greqia në Moldavi, që nga Zara e Dallmacisë në Argjentinë, nga Rumania në Australi e deri në vendet Arabe, ku është e rëndësishme të përmendim emrat e disa mërgimtarëve, si në Rusi psh. Elena Gjikën, Mehmet Ali Pashën në shtetin e Egjiptit të sotëm, Aleksandër Moisiun artistin e shquar të teatrit botërorë e shumë e shumë të tjerë. por sot ne duhet të drejtohemi tek migracionet më masive të shqiptarëve që ishin në kohët ma të vona , pas Kongresit të Berlinit më 1878 e deri në luftën e fundit në Kosovë 1998 – 99. Kësaj radhe do ndalemi në migrimin e shqiptarëve në Gjermani siq e quante sundimi i atëhershëm Jugosllav „ Emigrimi i punëtorëve të përkohshëm“ ku pos Gjermanisë vinë Austria, Holanda, Zvicra, Italia, Belgjika e deri në Amerikë e Australi, ku edhe sot e kësaj dite më së shumti janë të përqendruar shqiptarët. Kjo erdhi si kusht i zhvillimit të hovshëm industrial të tyre, ku fuqia punëtore ishte e domosdoshme. Gjithë ky emigrim ishte si fryt i mjerimit të madhë në trojet ku jetonin shqiptarët, por më e rëndësishme ishte se armiku jonë e kishte planifikuar për ti zbrazur tokat shqiptare e për ti sllavizuar me popullatën e tyre, siq ka ndodhur më heret në tokat tona në territorin e sotëm të Serbisë siq janë Prokupla, Kushumlia, Nishi dhe fshatrat të tëra rreth Surdulicës e deri tek Medvegja e cila po zbrazet çdo ditë, pra edhe në ditët e sotme. Këto zbrazje Serbia i bënte edhe për një qëllim tjetër, për ta mbajtur nën kontroll çdo shqiptarë që merrte në atë kohë pashaportë, sepse çdo veprimtari të tyre e përcillte hap pas hapi me ndihmën e bashkëpuntorëve të vet që ishin edhe dashakqinjë të popullit shqiptarë, sepse për interesa përsonale ata e bënin të pa mundurën, u shitën lirë dhe lehtë në dëm të vëllezërve të tyre shqiptar. Historija e zbrazjes së trojeve shqiptare në ish. Jugosllavi nuk ka filluar as në vitin 1968, as 1981, as 1990,as 1998 por përpjekjet e shqiptarëve për Liri shtrihen në hapsirë dhe në kohë që nga Dardania e Vjetër, pra që nga ardhja e armiqve tonë sllav në trojet e Ballkanit. Edhe pas gjithë ati mundi që mërgimtarët shqiptarë e bënë, udhëheqja jonë politike, institucionet politike dhe ato komunale diasporën gjithmonë e lanë pas dore, sikur të mos kishte ekzistuar fare, këtë lanje pas dore e vazhduan edhe institucionet e pas luftës deri në gjysmën e dytë të vitit 2011 ku e formuan sa për sy e faqe ministrin e Diasporës e cila ka vetëm fjalë e shpenzime. U harrua shumë shpejt mundi dhe angazhimin që bëri mërgata në Evropë, si protestat me nga 100.000 shqiptarë në Bonë, Bernë dhe Bruksel e vende të tjera. Shpejt u harruan miliona Marka Gjermane, Franga Zvicerane e Dollar Amerikan mërgimtarët shqiptarë i dhanë për Kosovën. Shpejtë u harrua ndihma e vetme që u dha nga mërgimtarët shqiptarë për luftërat e Kosovës, si dhe pjesëmarrja aktive e qindra të rinjve, që lanë luksin e çdo gjë që patën dhe mësymë frontin kundër armikut, ku dhanë edhe jetrat për Lirinë e Kosovës. Se di se sa e kupton kjo udhëheqje, se në çfarëvgjendje ishte Kosova para luftës, pasë luftës e qfarë është sot. A e dinë këta të shkretë se sa ndihma humanitare është derguar në Kosovë nga shoqata humanitare „ Nëna TEREZE“ që tërë bota ja kishte zili kësaj shoqate për organizimin e ndihmave, para luftës gjatë luftës dhe pas luftës, ku kjo shoqatë sa fëmijët por edhe të rriturit i ka ndihmuar për shërim, ku me operimet që janë bërë është shpëtuar jeta e tyre ku, këta njezë s’patën kurrfarë shanse të shërohen në Kosovë. A e kuptojnë këta zotri se si mërgimtarët e Kosovës kanë arritur tekë fitimi i kësaj paraje, dhe me sa mund e djersë janë fituar, për të mbijetuar me familjet e tyre që kishin pas vetës, pastaj ndihmat që u deshte të dërgohen në Kosovë, për të afërmit e tyre dhe për shtetin e Kosovës që ende s’ishte formuar. Pjesa dërmuse që punonte i paguante 3% të ardhurave në bruto, pastaj për luftën në Drenicë, me thirrjen „ O sot – O kurrë“, pastaj aksionin „Vendlindja thërret“, pastaj investimet për UCK-në,e sa e sa detyrime të tjera, që sot ato e kanë humbur adresën e saktë, ku për këto gjëra duhet ti pyesim ministrat e Kosovës që janë marrë me këto organizime.

Ndihma e mërgimtarëve gjatë kohës së luftës

Por me seriozitet duhet të tregojmë se ne mërgimtarët Kosovarë, në kohën e të luftës në vitet 1998-99 familja që kishim pas vetës ishte mbetë si dorë e dytë, për arsye se ne me shpirt, mendje e zemër ishim në Kosovë tekë familjet tona, që se dinim se ku gjinden, apo në çfarë hendeku po bijën, se dinim se a do i shofim më, po i mbijetojnë luftës apo jo, pastaj çështja e strehimit të tyre, me që shumica e vendeve të Kosovës ishin djegur e shkatërruar, shumica e familjeve ishin nëpër male, në shi e në borë, një pjesë ngriheshin nga të ftohtit sepse jetonin nën tenda, e mos ti përmendi të gjitha. Ne si prind në mërgim shpesh gjindeshim në mesë dy zjarreve, një nga kushtet e rënda që u krijuan në Kosovë, e në anën tjetër me problemin që ne krijonim me familjet tona që i kishim me veti, sepse i lenim me shumë mungesa, për ta ndihmuar Kosovën. E ceka këtë gjë me plotë përgjithësi morale sepse, atyre prindërve që u kishin lindë fëmija në diasporë, ku ishin të shumtë, ku fëmijët ishin mësuar në kushte të mira të jetesës, pra jetonin si më së miri, erdhi koha të mbetën në kushte mjaftë të dobëta, se me një të ardhur mujore, qfarë të bëshë me te më përpara, ku me nda at të shkretueme , që pa e nda hiq si mbulonte gjitha shpenzimet si duhet. Për këtë as kush nuk na kuptonte, e as sot s’na kuptojnë, me që shpesh dëgjohen të thonë, po ata po jetojnë në Gjermani, Zvicër, Austri e tjera e tjera, e se dinë se me çfarë problemesh ballafaqohemi ne këtu, se s’na lanë qekat me i qelë sytë. E them këtë, se ka edhe familje të tilla që kanë pasur probleme serioze vetëm për këtë arsye, sepse fëmijët në këtë kohë s’donë me ditë se këndë e ke ti në Kosovë, apo kujt po i ndihmon, ku thonë se ne e kemi jetën tonë edhe fund. Fat i madh për Kosovën ishte se në vitet e nëntëdhjeta masa dërmuse e mërgimtarëve ishte e re, pra e pa martuar fare, apo ata që kishin fëmijë i kishin ende të vegjël, e disi ja bënim, se po të ishte ajo kohë sot, betohem se as për 50% e ndihmave të atëhërshme s’kishin arritur të realizohen, sepse një pjesë e madhe e mërgimtarëve sot është penzionuar, të tjerët janë afruar penzionit, disa lëngojnë nga sëmundjet e ndryshme, fëmijët tash janë rritur, kështu që falë zotit që ajo ditë ka kaluar e ishalla s’kthehet ma kurr te populli shqiptarë, me që shumë vende te Evropës – e jo gjithkund gjendja ekonomike familjare është keqsuar, do të thotë se koshi i ushqimeve është përgjysmuar, e kjo dëgjohet shumë shpejtë tekë familjet tona, se ne kemi familje me shumë anëtarë.
Për atë edhe ndihmat për në Kosovën vërtetë janë përgjysmuar, sa që shpesh po thonë, po a jeni ju ata që ishit edhe në kohë të luftës, po vërtet ata jemi por sot jemi më pleqë e ma të pa fuqishëm, sepse armiku gjatë luftës krahas mundimeve na solli edhe fuqi për ta ndihmuar tërë Kosovën.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni