Deputeti Halimi, SHBA-të dhe Trupi Koordinues në Beograd biseduan për ca probleme konfuze në Preshevë

“Ndërsa kryetari i komunës mendoj se ishte mjaft konfuz” shprehet kështu për TVP Riza Halimi Deputet Popullor. Z.Halimi është treguar optimist se pas një qëndrimi unik do të kemi ndihmën edhe të Ministrisë, të Trupit Koordinues por edhe të faktorit ndërkombëtar që të zgjidhet definitivisht ky problem mjfat serioz.

 

Preshevë, 25 mars / AIK-Presheva Jonë

Në kudadër të një sër aktivtetesh dhe takimeve të realizuara ditëve të fundit në Beograd Deputeti Popullor Riza Halimi mori pjesë edhe në takimin e mbajtur të kryesisë së fundit të Trupit Koordinues. Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Baskuara të Amerikës, OSBE-së dhe të ambasadave të tjera si dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë. Në fokus të takimit në fjalë ishte çështja e Maternitetit në komunën e Preshevës që sipas tij është problem që kërkon zgjidhje me decenie. Sipas Deputeti Halimi kjo temë ishte mjaft e ndieshme dhe se përfaqësuesit e pushtetit lokal kishin qëndrime të pa harmonizuara sepse propozimi i përpiluar nga drejtoresha e Entit për Shëndet Publik nga Vranja dhe drejtori i sapo zgjedhur i SH.SH në Preshevë u pajtua gati krejtësisht rrethë propozimit të kalimit të praksës së përgjitshme në objektin e ri të këtij insitucioni. “Ndërsa kryetari i komunës mendoj se ishte mjaft konfuz” shprehet kështu për radiotelevizionin Presheva Riza Halimi Deputet Popullor. Sipas Deputeti Halimi pas një periudhe Ministria ka gadishmëri për të rregulluar çështjen e maternitetit madje edhe me presion të faktorit ndërkombëtar. Zoti Halimi në mes tjerash thekson, unë mendoj se drejtori i këtij insitutcioni shëndetësor nuk është konsultuar me kolegët dhe bashkëpuëtorët e këtij insititucioni. Në fund Deputeti Popullor Riza Halimi potencon se mbetem me shpresë se pas një qëndrimi unik do të kemi ndihmën edhe të Ministrisë, të Trupit Koordinues por edhe të faktorit ndërkombëtar që të zgjidhet definitivisht ky problem mjfat serioz. (A.B.TVP)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni