Depp: Sesionet fotografike janë njëlloj si të përdhunohesh

Johnny Depp ka krahasuar sesionet fotografike që VIP-at bëjnë për revistat e ndryshme me abuzimin seksual.

http://www.botasot.info/img/_Johnny_Depp_poses.jpegAktori 48-vjeçar i bëri komentet për revistën ‘Vanity Fair’, në një intervistë që sigurisht ishte e shoqëruar me një set fotografik të protagonistit të sagës “Piratët e Karaibeve”.

“Të duket vetja sikur po të përdhunojnë në njëfarë mënyre. Këto sesione janë të çuditshme”, u shpreh Depp.

Gjithashtu, aktori e cilësoi këtë si një proces “idiot”.

Këto deklarata kanë nxitur reagimin e grupeve që janë kundër dhunës seksuale.

“Edhe pse fotot mund të cënojnë privatësinë tënde, kurrë nuk mund të krahasohen me një krim të dhunshëm siç është përdhunimi”, ka reaguar zëdhënësja e një grupi amerikan anti-dhunë.

Johnny Depp nuk është i vetmi personazh i famshëm që është ankuar për fotot. Aktorja Kristen Steëart ka thënë para disa kohësh se nuk priste që jeta e saj të ndikohej kaq shumë nga paparacët.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni