Me kërkesë të burgosurve poltik të cilët po mbahen end në burgun qendror të Beogradit dje janë vizituar nga një delegacion i LKSH.-së z.Orhan Rexhepi, nën-Kryetar i Kuvendit komunal të Preshevës dhe njëherit Udhëheqës i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe  Hajrush Nuhiun, aktivist, njofton agjencia informative « Presheva Jonë »

Preshevë, 25 shkurt/AIK-Presheva Jonë

 

Me kërkesë të burgosurve politik Agush Memishit, Selimon Sadikut, Faton dhe Samet Hajdarit, katër nga nëntë të akuzuarit për “krime lufte”, të cilët ndodhen në burgun qendror të Beogradit janë vizituar dje nga z.Orhan Rexhepi, nën-Kryetar i Kuvendit komunal të Preshevës dhe njëherit Udhëheqës i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe Hajrush Nuhiun, aktivist njofton agjencia informative « Presheva Jonë »

Rrethanat e reja të krijuara pas vendimit të Gjykatës së Apelit për anulimin e Aktgjykimit për krime Lufte kundër djemëve tanë, aq më parë kur kjo Gjykatë ka konstatuar se nuk mundë të cilsohen si krime lufte krimet eventuale të kryera pas përfundimit të Luftës, Dokumentet e reja si ai i EULEX-it pas hulumtimeve në Liqenin e Livoçit, dhe aprovimit nga ana e Trupit Gjykues për thirrjen e ish-Komandantit të Forcave të KFORIT Amerikan Majorit James (Xhejms) si Dëshmitar i Mbrojtjes, kanë ngjallur një vendosmëri edhe më të madhe për të të dëshmuar pafajësinë e tyre të plotë, te këta të katër të akuzuarit Shqiptar nga Presheva. Nëntë të rinjtë shqiptarë nga Presheva që po mabhen ende në burgjet serbe akuzohen për krime lufte ndaj Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun, kinse të kryera në Gjilan e rrethinë gjatë vitit 1999.

SHPËRNDAJE