Shpalosja e programit parazgjedhor të PDSH-së ka vazhduar në nëndegët e Stacionit Hekurudhorë dhe Ҫukarkë. Kryetarët e nëndegëve folën për investimet që kanë bërë gjatë pushtetit sa ishte PDSH duke asfaltuar rrugë, rregullim kanalizime, ndriçim të rrugëve, përmirësim të energjisë elektrike, rregullim të stadiumeve. 10 përqind e strukturës së listës së kandidatëve për këshilltarë janë ish anëtarë të forumit rinorë tha kështu në fjalën përshëndetëse, kryetari i forumit rinor, Arbër Shaqiri. Kandidatët për këshilltarë si Fadil Berisha, Hafize Shaqiri dhe Zejnulla Dauti kanë prezantuar argumentet e dështimeve të qeverisjeve të pushteteve për periudhën një vit e gjysëm dhe kanë shpalosur oferët që do të realizohet në mandatin e ri qeverisës.

Në Preshevë ka vetëm një PDSH ku janë bë bashkë elita intelektuale e vendit. Të tjerët abuzojnë me emrin tonë sepse janë të pa aftë për të mbajtur pushtet dhe për të bërë më të mirën për qytetarët tanë, tha në fjalën përshëndetës, bartësi i listës së PDSH-së, Ragmi Mustafa. Ai ka potencuar se ata që janë të etur për pushtet dhe për interesa personale e kanë derën e mbyllur në PDSH. Me moton voto 2 PDSH për Preshevësn shqiptare u bë mbyllja e programit parazgjedhirë në nëndegët Stacion Hekurudhorë – Cukarkë

SHPËRNDAJE