Kim Kardashian thuhet se ka filluar të dyshojë për orientimin seksual të ish-burrit të saj, Chris Humphries, me të cilin aktualisht është duke u shkurorëzuar, pasi ai kishte refuzuar të bëjë dashuri me të. Basketbollisti nuk ka treguar ndonjë interes pasi çifti u kthye nga muaji i mjaltit në Itali, dhe Kim filloi me të vërtetë të shqetësohet, shkruan revista amerikane “Star”.

“Ata nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me javë të tëra pasi u kthyen nga muaji i mjaltit. Një natë Kim u kthye në hotel dhe filloi të joshë Chrisin me striptiz, por ai kurrë nuk i ka larguar sytë nga televizori. Kimi i ka treguar për këtë motrës së saj Khloe, e cila e pyeti nëse Chris ishte homoseksual. Kimit fillimisht iu duk e pabesueshme, por sa më shumë mendonte, aq më shumë pyeste veten e saj. “Ka pasur disa shenja,” tha një burim anonim për revistën.

Miqtë e Chrisit nga NBA kanë refuzuar me neveri këtë pohim duke thënë se kjo është diçka krejtësisht qesharake dhe e pavërtetë, ndërsa kjo e përditshme shkruan se nuk do të ishte e habitshme nëse vetë Kim ka filluar të përhapë këto thashetheme për burrin e saj pas vendimit për shkurorëzim.

SHPËRNDAJE