Çeki: Vdic një mik i shqiptarëve, presidenti Vaclav Havel

Nderron jete ne moshen 75 vjeçare, ish presidenti Vaclav Havel, i pari kryetar shteti ne Çeki pas renies se komunizmit. Lajmi eshte raportuar nga mediat çeke, e me pas edhe nga gjithe agjensite nderkombetare te lajmeve.
Sipas tyre, ish-presidenti çek, Vaclav Havel, vite më parë, qe operuar nga tumori në mushkëri. Ai pati probleme me shëndetin edhe në fillim të këtij viti.
Ai ka qene laureati i çmimit Nobel për Paqe, dhe heroi i Revolucionit të Kadifenjtë, që i dha shtetit pavarësinë në vitin 1989, ka shërbyer si president nga viti 1989 deri më 2003.
Sipas zëdhënëses së tij, Sabina Tançenova, ai ka vdekur në gjumë, pas një sëmundjeje të gjatë. Disidenti çek, për opinionin kosovar njihet si mbështetës i madh i pavarësisë dhe si një nga figurat me renome botërore që bëri thirrje të ndalej dhuna e regjimit serb në Kosovë në fund të viteve ’90-të.
Për kontributin e tij për Kosovën, Havel është nderuar me “Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm – Dr. Ibrahim Rugova”, që është ndarë nga ish-presidenti, Fatmir Sejdiu.
Së fundi, gjatë një takimi të mbajtur në muajin tetor me presidenten Atifete Jahjaga në kuadër të konferencës “Demokracia dhe Sundimi i Ligjit”, ish-presidenti çek, Vaclav Havel, pati shprehur mbështetjen për proceset integruese të Kosovës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni