BUJANOC:SULMOHET PUNKTI NË DOBROSIN-PËRGJEGJËSINË NUK E MERR ASKUSH ?!

Bujanoc,28 qershor
Në orët e hershme të mëngjesit, është sulmuar sot punkti i policisë në Dobrosin të Bujanocit ,bëjnë të ditur mjetet serbe të informimit,me ç’rast një polic plagoset lehtë.

Burimet serbe thonë se ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në 420 min. dhe të shtënat kanë ardhur nga vendbanimet kosovare. Në momentin e sulmit,në vendngjarje ishin katër policë multietnik dhe se gjendeshin brenda në kontejner. Kjo është hera e dytë e sulmit të këtij punkti,theksojnë burimet serbe të informimit. Lidhur me këtë rast,ende nuk është deklaruar askush nga blloku politik shqiptar dhe askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë. Mbetet të shihet se kush qëndron pas këtij incidenti dhe pse vazhdimisht për sulme të ngjashme fajësohen shqiptarët. a.i.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni