Bosnjë: Bllokohet ratifikimi i qeverisë së re serbe

Përfaqësuesit boshnjakë në Parlamentin e Republikës Serbe të Bosnjës kanë bllokuar ratifikimin e qeverisë së re të këtij entiteti, duke thënë se ata nuk ishin të përfaqësuar si duhet në institucionet e saj.

Ata kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të vendosë mbi vlefshmërinë e vetos së tyre.

Ky veprim mund të shtyjë inaugurimin e qeverisë së kryeministrit Aleksandar Gjombiq për një muaj e gjysmë. Parlamenti emëroi qeverinë e re muajin e kaluar, pas zgjedhjeve të tetorit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni