BILALL MALIQI, poet (kryetar i KL "Feniks"- Preshevë)

“Nën strehën e kujtimeve”, quhet libri mëi ri, i 15-ti me radhë i autorit nga Kosova Lindore Bilaz.Maliqit, ku jnaë të përbledhura 30 poezi.

Shkrimtari ynë Bilall Maliqi keto dite ka botuar librin e tij me poezi, ky eshte libri i 15 me radhe i autorit Maliqi.Vellimi poetik i Bilall Maliqit “Nën strehën e kujtimeve”, ka 30 poezi dhe sjell shume argumente nga jeta e shtresave popullore. Me metaforat e tij, autori prekë edhe bestytnitë popullore, duke thirrur hijen e fatit.

Sipas autorit të librit arsyeja e këtij botimi është sepse ai donte një libër me gjuhë të huaj, pasi që ky vëllim ka poezi të përkthyera në gjuhën italiane.

Sipas Maliqit promivimi i këtij libri do të bëhet në fillim të muajit mars, në organizimin e bibliotekës Mehmet Jusufi dhe më pas nxënësit do të pajisen me këtë libër.

 

Recension

 

VËLLIM I VOGËL POR SHUMËDIMENSIONAL

 

 Vëllimi poetik i Bilall Maliqit “Nën strehën e kujtimeve” , edhe pse duket i vogël, nuk mund të llogaritet si i tillë, sepse është një vëllim plot e përplot kujtime e rrëfime nga shtresat e jetës sonë, duke filluar nga sfidat dhe hallet, vështirësitë, dhembjet e lotët, e deri në kujtimet dhe porositë e filozofisë specifike të dashurisë, që autori i paraqet me vargje speciale, që shpesh duken konkrete, të dala nga aktet e bekuara të dashurisë.

Autori në këtë përmbledhje që ka vetëm tridhjetë poezi, na sjell shumë argumente nga jeta e shtresave popullore, duke u nisur nga ndjenjat vetanake të tijat, që janë ndjenja dhembjeje për vetminë dhe për mallin mërgimtar, me shkëlqime lotësh, e deri te ndjenjat e hareshme të dashurisë, që poashtu vezullojnë me lotë gëzimi. Bilalli na sjell këtu, përmes vargjeve të lira artistike, edhe narracion, edhe filozofi patriotike dhe të dashurisë, me një mjeshtri të rrallë të poetit, të stileve mes tadicionales dhe modernes, siç jemi mësuar t’i vërejmë edhe në librat tjerë të këtij autori. Me metaforat e tij, autori prekë edhe bestytnitë popullore, duke thirrur hijen e fatit. Me një stil karakteristik dhe me metafora të zgjedhura, edhe duke i përzier me veprime konkrete, ai bukur dhe këndshëm i këndon dukurisë më të lartë të vyrtyteve njerëzore, me emrin  e bekuar të dashurisë.

Duke pasur parasyshë të gjitha këto, ju thërras lexues të nderuar, që ta lexoni këtë vëllim poetik, që do të jetë ushqim i shijshëm shpirtëror, por edhe mund të shërbejë si doracak solid për të mësuar mënyra dhe forma të përshtatshme të dashurisë, besës, burrërisë, atdhedashurisë… Mos hezitoni, merreni librin e lexojeni, sepse nuk do të pendoheni, por do  ta uroni autorin për kënaqësitë dhe mësimet e bukura që do të gjeni në te.

Autori thotë “… Ditët rrëshqasin në damarët e kohës…”. Nëse e mirëkuptojmë porosinë filozofike dhe edukative të autorit, nuk do i lëmë ditët të rrëshqasin pa ne.

 

Engjëll Koliqi

 

——————————————

Bilall Maliqi: DY POEZI

LISI PLAK

Sa thellë rrënjë lëshuar ke
Sa pashë stuhi munduar të kishin

Me sa gjuhë pushtuesish kuvendove
Lisi moçëm në degët tua korba s’durove

Lisi plak në Karadak çerdhe trimash
Halldupët i le jashtë tëndes ombrellë

Tëndin trung shekulli ta mbështjell
Me të ndryshme stuhi e lavdi

Lisi + plisi madhështi…

Halldup-i, tradhëtar vendas

NË GURINË

Guri thepisur në gurinë
Mbi gurinë gurë(i)murtë

Majë gurishte peshon
Gurëshkruari i gurtë

Po në këtë trekëndësh
Tre gurë një fis

Të moçëm gurëzim
Në kokë kanë plis…

———————————————-

Bilall Maliqi lindi më 08.04.1969 në fshatin ElezBali komuna e Preshevës. Shkollën fillore dhe të mesmen Grafike me shkallë të lartë i kreu në Preshevë. Ka ndjekur kursin e gazetarisë dhe aftësimin në fushën e trajnimeve gazetareske në B K SH “Perspektiva” Bujanoc. Shkruan poezi dhe prozë për fëmijë e të rritur, merret edhe me kritikë letrare. Është prezantuar në Panoramën e krijuesve të Kosovës Juglindore “Psherëtimë për tokën” të shkrimtarit Hysen Këqiku. Në Leksikonin “Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj 1886-2009 të Prof.as.dr. Astrit Bishqemit. Në Antologjinë poetike shqip-suedisht “Baladë e përflakur” (Fllammande ballad) të Sokol Demakut. Në Antologjinë poetike “Jehona e shekujve” të Sokol Demakut. Është themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare “Qëndresa” që del në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë). Aktualisht është kryetar i Klubit Letrar “Feniks” në Preshevë. Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Anëtarë i Ars Club “Beqir Musliu” Gjilan Anëtar i “Pegaso Club Albania”, Gjirokastër Është gazetar i së përjavshmes “Perspektiva” bashkëpunëtor i revistës letrare për fëmijë dhe të rinj “Diellori”. Shkruan edhe në gazeta ditore të Kosovës dhe të Maqedonisë si: “Epoka e Re”, “Zëri”, “Kosova sot”, “Fakti ditor”, “Lajm” etj.

 

VEPRAT LETRARE:

 1.Rrugëtimi- poezi për të rritur 2.Rrugëtim përjetësie-poezi për të rritur 3.Gëzim dhe drojë- tregime 4.I lutemi Zotit- poezi fetare 5.Perëndim i varur- poezi për të rritur 6.Kodra e luleve-poezi për fëmijë 7.Vula e kohëzezës- poezi për të rritur 8.Shtëpia afër pyllit-tregime për fëmijë 9.Gërfyejt e shpresës-poezi për të rritur 10.Ide të trazuara-intervista me shkrimtarë 11.Lutje të lagura –poezi për të rritur 12.Mbresa vrojtuese- vështrime letrare 13. Hëna flet me lule –poezi për fëmijë 14.Hullive artistike-vështrime kritike Bilall Maliqi , jeton dhe vepron në Preshevë…

 

Është i prezentuar në panoramën e krijuesve të Kosovës Juglindore të shkrimtarit Hysen Këqiku “Psherëtimë për tokën”. Është sekretar i Klubit letrar “Feniks” dhe gazetar i revistës “Perspektiva”, bashkëpuntor i revistës për fëmijë dhe të rinj “Diellori” si dhe gazetar i revistës “Hapi”. Jeton dhe vepron në Preshevë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni