Berlinale 61: Filmi "Falja e gjakut" , ngjarja, aktorët dhe gjuha e përdorur shqiptare

Andamion Murataj :  “Filmi, është një ngjarje shqiptare e treguar shqip me një kombinim të shkëlqyer aktorësh profesionistë dhe jo profesionistë! Si i tillë është filmi i parë në shqip në seksionin konkurues të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin! “

BEQIR SINA, New York
NEW YORK CITY : Ky Festival i njohur i kinematografisë botërore është në vitin e tij të 61. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin, i njohur edhe si Berlinale, mbetet një nga festivalet më të rëndësishme të botës së filmit.  Berlinale 61 – 2011 zhvillohet nga 10-20 shkurt, Cinereach është një mbështetës i perviligjuar për katër filma të përfshira në festivalin e këtij viti! Mbështetur nëpërmjet Productions Cinereach, do të konkurojë për një çmim edhe filmi  “The Forgiveness of Blood” – “Falja e gjakut”  me skenograf : Joshua Marston  & Andamion Murataj, Drejtori: Joshua Marston  dhe Producent: Mezey Paul  me aktorët profesionist dhe gjysmë profesionist shqiptarë Tristan Halilaj, Sindi Laçej, Refet Abazi, Ilire Vinca Çelaj . Gjuha që flitet në film është shqip.
Ky është parë mga shtypi shqiptarë si një rastë rrallë që në Festivalin e Filmit në Berlin shkojnë dy histori nga Shqipëria: nga mjedisi shqiptar, flasin shqip, me aktorë shqiptarë. Burimet pranë stafit të filmit “The Forgivness of blood”, i konfirmuan “Bota Sot”, në Nju Jork, se vepra e regjisorit amerikan Joshua Marston, hyn në Konkurrim Zyrtar në edicionin e 61 të Berlinales, 10-20 shkurt 2011.
Skenaristi shqiptar, dhe bashkëautori  Andamion Murataj, që është njëherësh një nga producentët, bëri të ditur se autorët janë njoftuar para dy javësh, ndërsa pritet që Festivali të shfaq zyrtarisht në programin e 16 filmave që konkurojnë për një çmim pjesëmarrës javën e ardhshme.

Filmi me ngjarje shqiptare dhe aktor e gjuhe shqiptare “The Forgiveness of Blood” – “Falja e gjakut” tregon  jetën e një djali të ri dhe motrën e tij më të vogël që janë të “zhtytur thellë” në zakonet kanunore pas një vrasje në një mosmarrëveshje në lidhje me tokën, ngjarje që ka ndodhur në zonë veriore dhe familjen e tyre shqiptare të përfshirë në një gjakmarrje.
Andamion Murataj është një kineast shqiptar, i cili ka punuar si skenarist dhe regjisor në Nju Jork për dymbëdhjetë vitet e fundit. Ai është diplomuar në Universitetin Amerikan (Washington, DC), dhe ka një diplomë master i Arteve të Bukura në Film. Si kineast ai ka realizuar shumë dokumentarë dhe filma në televizionin PBS

Murataj, i tha eskluzivisht gazetës Bota Sot, në Nju Jork se “Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin se filmi ynë “The Forgiveness of Blood” – “Falja e gjakut”  me regjizor Joshua Marson për të cilin unë kam punuar për dy vitet e fundit dhe ku mbaj kreditet e bashkëautorit të skenarit , Co-Producent si edhe Casting Director do të ketë shfaqjen(premieren) e tij në seksionin e Konkurimit (The Official Competition) të Festivalit Ndërkombëtar të Berlinit 2011.”

Duke treguar për filimin “The Forgiveness of Blood” – “Falja e gjakut”  si bashkë pjesmarrës në realizmin e tij, ai tha se” Filmi është një ngjarje shqiptare e treguar shqip me një kombinim të shkëlqyer aktorësh profesionistë dhe jo profesionistë! Si i tillë është filmi i parë në shqip në seksionin konkurues të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin! “

Sipas tij filmi “The Forgiveness of Blood” – “Falja e gjakut”  – pritet të jetë një nga konkurentet më të fortë në Festivalin e Berlinit.

“Êshtë një film, na tha Murataj që e ngre në një nivel më të lartë pjekurie mjeshtërinë regjizoriale të Marstonit si edhe të grupit të tij, të bashkëpunëtorëve. Ndërkohë ky film është bashkëpunimi i parë në skenar të gjatë për mua.” tha ai.

Në prodhimin e e filmit “The Forgiveness of Blood” – “Falja e gjakut”  janë përfshirë disa nga producentet më të sukseshëm në botë të kinemasë indipendente siç janë Paul Mezey i shtëpisë filmike “Journeyman Pictures” (SHBA). Mezey është një producent i suksesshëm i kinemasë indipendente amerikane që ka prodhuar ndër të tjerë filmat e nominuar me Oscar: “Maria Full Of Grace” i Joshua Marstonit dhe “Half Nelson” i Ryan Flec, Domenico Procacci prodhues i filmit “Gomorra” të Matteo Garrone-s, fitues i Grand Prix në festivalin e Kanës më 2008, ndërkohë që është debutimi i parë i Kompanisë Filmike Shqiptare: Lissus MEDIA

Festivali Ndërkombëtarë i Flilmit në Berlin “Berlinale 61”

Përzgjedhja për programin e Konkursit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin 61 është përfunduar. Ajo përfshin 22 filma, 16 prej të cilave do të konkurrojnë për çmime.  Përveç kësaj do të ketë edhe dy shfaqje të veçantë: Një në solidaritet me të dënuarin iranian drejtorin Panahi Jafar.  Filimi i tij është jashtë konkurimit një film ky që do të paraqitet më 11 shkurt, në përvjetorin e Revolucionit iranian. Gjithashtu, premiera evropiane e filmit të parë 3D Cave Werner Herzog’s, dokumentari “Êndërr e harruar” do të shfaqet si një shfaqje të veçantë në Berlinale Palast.

Më 19 shkurt, pas ceremonisë së dhënies së çmimit  Golden Bear do të shfaqet dhe një herë filmi fitues i cili shënon dhe mbylljen e Berlinale 61.

16 premiera botërore do të jenë në programin e Konkurrencës.  -Konkurrenca e këtij festivali ka prodhimet që janë nga Argjentina, Austria, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Hungaria, Irani, Izraeli, Luksemburgu, Meksika, Hollanda, Polonia, Republika e Koresë, Rusia, Zvicra, Turqia, Ukraina, Uruguai dhe SHBA.

Filmi “The Forgiveness of Blood” – “Falja e gjakut” , ngjarja, aktorët dhe gjuha e përdorur shqiptare:
SHBA, Shqipëri, Danimark, Itali, 2010,
Metrazhi 109 min
Gjuha : Shqip
Director: Joshua Marston
Aktor: Tristan Halilaj, Sindi Lacej, Refet Abazi, Ilire Vinca Celaj
Skenografia shkruar: Josha Marston, Andamion Murataj
Statusi : Konkuron për çmim

Nik, është shtatëmbëdhjetë vjeç dhe është në vitin e tij të fundit në shkollën e mesme në një zonë veri të Shqipërisë. Ai është diçka që tregon  një njeri energjik.  Nik, ka vendosur që, sa më shpejt tani që ai ka në duart e tij  diplomimin e shkollës në duart e tij, të ndryshojë jetën. Ai dëshiron të hapë një internet kafe. Ai gjithashtu ka filluar kohët e fundit, të shfaq dhe dashurinë imtime, ka ndjenja për vajzat – dhe ka rënë në dashuri me një vajzë në klasën e tij në shkollë. Ndërkohë, e motra e tij Rudina, është pesëmbëdhjetë vjeçe, edhe ajo ka një ide të qartë se çfarë ajo dëshiron nga jeta dhe ëndrrat që e ndjekin atë deri sa të përfundojë edhe universitetin.

Por, gjithshka duket se është “fashitur” mbasi familja e tyre është në gjak. Familja e tyre ka qënë e përfshirë në një luftë mbi pronësinë e një toke dhe babai i tyre është i akuzuar për vrasje. Nga të gjitha këto “anë të pa dirtë” të jetës së këtyre dy fëmijë fare të rinjë, Nik dhe Rudina duket se e gjejnë veten për të u tërhequr nga “pjesamrrja e tyre” në një hakmarrje e tmerrshme.

E cila sipas diktatit të Kanunit, ligjet shekullore të Shqipërisë tradicionale, asnjë nga anëtarët meshkuj të familjes së tyre – përfshirë edhe të rinjt edhe vëllain i tyre shtatë-vjeçar – nuk mund të largohet nga shtëpia.

P


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni