Berisha uron Samarasin për fitoren

Kryeministri shqiptar:Fitorja e Demokracisë së Re, fitore edhe për Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i përcolli kreut të Demokracisë së re Antoni Samaras urimet për fitoren gjatë votimi historik të së dielës, ku ai mori besimin e shumicës së popullsisë greke për ta nxjerrë vendin nga kriza.
“I përcjell urimet më të përzemërta kreut të Demokracia e Re për fitoren e shkëlqyer që arriti në kushtet e një agresioni populist të shfrenuar. Neodemokracia jashtë çdo note populiste mbrojti vlerat e qendrës së djathtë, programin që kishte mbështetur dhe kreu i PASOK kishte qenë në qeveri duke dëshmuar seriozitetin më të madh”-uroi kryeministri Berisha homologun grek.

Fitoren e Demokracisë së Re, simotër e partisë Demokratike të Shqipërisë, anëtare e PPE, Berisha e quajti një arritje jo vetëm për Greqinë, por dhe për Shqipërinë, pasi shumë qytetarë të vendit tonë punojnë atje.

“Ky votim, duhet të theksoj këtu se pas rëndësisë jetike që ka patur për kombin grek, rëndësinë e dytë jetike e ka patur për kombin shqiptar, pasi në këtë vend më shumë së ne çdo vend tjetër gjenden qindra e mijëra vëllezër e motra shqiptare, që shkuan aty për të ndërtuar jetën e tyre për shkak të gjendjes së mjerë me te cilën dolën nga diktatura komuniste. Ata u bënë faktor shumë i rëndësishëm i rritjes ekonomise të Greqisë dhe Shqipërisë, ndaj dhe çdo vështirësi e tyre është vështirësi dhe dhimbje për çdo shqiptar në Shqipëri”-vijoi më tej kryeministri.

“Fakti që Demokracia e Re në një hark kohor të shkurtër nga 8 maji, u rrit me rreth 10% dëshmon se elektorati grek zgjodhi forcën politike më serioze, e cila nuk bëri asnjë mashtrim të vetëm elektoral dhe jashtë çdo lloj demagogjie mbrojti me vendosmëri të madhe projektin europian të Greqisë si më të sigurtin për të kapërcyer vështirësitë”-theksoi kryeministri Berisha .


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni