Berisha takohet me Presidentin Obama në Çikago

Nisi sot nё Ҫikago, Samiti i NATO-s. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Berisha dhe nё përbërje të tij janë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë, njofton NOA

Nё fotot që shoqërojnë këtë raport gjenden Kryeministri Sali Berisha gjatё pritjes zyrtare të kryetarëve tё shteteve dhe qeverive, nё McCormick Place, nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe Presidenti i SHBA-sё Barack Obama.

Mё pas, Kryeministri Berisha mori pjesё nё sesionin e hapjes së mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC). Para nisjes së tij, u përkujtuan me njё minutё heshtje ushtarakët e NATO-s të rënë në krye të detyrës, gjatë operacioneve të Aleancës. Mbledhja e NAC u hap me fjalën e Sekretarit tё Përgjithshëm tё NATO-s Rasmussen dhe fjalёn pёrshёndetёse tё Presidentit Obama.

***

Problemi i ndarjes së barrës për mbrojtjen e përbashkët është tema që i preokupoi që në fillim të takimit të Çikagos kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të NATO-s. Që në samitin e Pragës në vitin 2002 ishte vendosur që kapacitetet ushtarake të kombinohen me njëra-tjetrën dhe që projektet në fushën e mbrojtjes të financohen bashkërisht. Por kjo nuk solli ndonjë gjë të madhe, sepse shtetet anëtare të NATO-s nuk kanë dëshirë të heqin dorë nga sovraniteti i tyre, – thonë diplomatët e NATO-s. Por që prej dy apo tre vjetësh kriza financiare dhe ajo e borxheve i ka detyruar vendet anëtare të ndryshojnë mendim.

Problemi më i madh, paratë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen e konsideron krizën dhe kufizimet financiare si “sfida më e madhe”, me të cilat aleanca e NATO-s duhet të përballet në vitet e ardhshme. Përfundimi i tij, të cilin ai po e përsërit që nga fillimi i vitit në çdo mbledhje ministrore: “Me paratë që kemi na duhet të bëjmë thjesht më shumë. Ne duhet të përcaktojmë prioritetet e duhura, të specializohemi dhe të përqendrohemi në atë që bëjmë mirë, dhe në atë për të cilën ka më urgjentisht nevojë.” – tha Rasmusen në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në prill. Për shpenzimin më inteligjent të parave Rasmuseni ka futur në përdorim formulën e bukur “smart defense” (mbrojtje e zgjuar). Në Çikago pritet të shihet nëse kjo formulë do të mbështetet me më shumë projekte specifike.

SHPËRNDAJE