Beogradi kunder Aqif Blytës ne Sanxhak. Ai ka vrare serbe dhe ishte per Shqiperine e Madhe

Figura emblematike e Aqif Blytës në qendër të vëmendjes së opinionit
Diskutimi mbi vendosjen pllakatës përkujtimore të Aqif Blytës- Effendisë (Haxhiahmetit) në seancën e qeverisë serbe zgjati më se një orë dhe u paralajmërua se Ministria e Kulturës dhe Drejtësisë së Serbisë do të ndërmerr iniciativën për të hequr pllakën përkujtimore , njofton agejncia informative “Preshevas Jone”

 

Nga Ismet AZIZI

 

Novi Pazar, 11 gusht
Siq u tha për agjencinë e lajmeve Beta, nga një burim brenda qeverisë serbe, nënkryetari i parë i qeverisë Aleksandar Vuçiq tha në takim gjëja se ”askush në qeveri nuk dëshiron të provokojë boshnjakët me figurat historike, por nuk mund të lejohet glorifikimi i njerëzve të cilët janë përgjegjës për krime dhe se për këtë kan marrë lëvdata nga Gjermania naciste’’.
Vuçiq (nënkryetar i Radikalëve- shefi i të cilëve po gjykohet në Hagë, për krimet që bënë në Luftërat që u zhvilluan në territorin e ish Jugosllavisë) shtoi se Serbia krenohet me traditën e saj antifashiste.
U paralajmërua se Ministria e Kulturës dhe ajo e Drejtësisë së Serbisë kan marrë iniciativë për heqjen e pllakatës përkujtimore e cila u vendos gjat këtij vikendi në qytein e Novi Pazarit në vendin ku dikur ndodhej shtëpia e Aqif Blytës, të cilën pushteti komunist ia kishte konfisku dhe pasardhësit e tij i kishtë dëbuar .
Para seancës, qeveria serbe njoftoi se Vuçic do të inicoj diskutimin në lidhje me ngjarjen dhe me praninë e Ministrit pa portofol Sulejman Ugljanin në vendosjen pllakatës përkujtimore.
Partia e Akcionit Demokratik të Sanxhakut të cilën që nga formimi e udhëheqë Sulejman Ugljanini (me prejardhje nga Fshati Uglla-Peshter, e i lindur në Mitrovicë) në deklaratën e djeshme u tha se Aqif Effendi Blyta ( Haxhiahmeti), ishte “përfaqësues legjitim i boshnjakëve”, i cili duhet të përmendet në historinë e këtij kombi.

“Ai ishte kryeshef i qarkut, që do të thotë se ishte një figurë publike, shumë legjitime dhe e pranueshme në atë kohë. Ne besojmë se ky njeri duhet të përmendet në historinë e boshnjakëve, sepse ishte përfaqësuesi i tyre legjitim, u tha në deklaratën e PAD-it (SDA).

PAD (SDA) deklaroi se jemi të

detyruar që partia të përmirësoj atë që është shkruar për Aqif Blytën në historinë e drejtuar nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste”.
Bashkëkryetari i Qarkut Intelektual të Sanxhakut , përndryshe lider komunist i kësaj treve, konstaton (ska si mos të konstatoj, e as që është pritur ndryshe) se “Aqif Blyta ka qenë bashkëpunëtor i fashistëve” dhe rehabilitimin e tij mundohet ta pengoj pran gjygit të lartë në N. Pazar.
” Pas okupimit të N. Pazarit , ai e mori mbiemrin Blyta, dhe u deklarua shqiptarë. Novi Pazarin, Mitrovicën, Vushttrinë dhe Podujevën e kishte shpallë zonë të Shqipërisë së Madhe. Hapi shkollat shqipe solli mësues nga Shqipëria ( Gjimnazin e hapi Ali Hadri, mandej mësues ishte Xhevdet Doda etj.v.jonë) dhe kërkoi që mbishkrimet të shkruhen në gjuhën shqipe”, tha Cërnishanin duke mos përmend se mbi 50% të popullësisë , vetëm të rrethit të Pazarit ka qenë e banuar me shqiptarë, e mos të përmendim Rozhajën, Plavën e Gucinë dhe Peshterin. Dhe duke fsheh të vërtetën se Sanxhaku është okupuar në vitin 1912 nga Serbia, e kursesi nga Gjermania në vitin 1941, sepse popullata e Sanxhakut sikurse ajo e Kosovës hyrjen e trupave Gjermane e Italiane e përjetuan si çlirim.
Mbetet të shohim edhe reagimet tjera të taborit tjetër të Akademisë Boshnjake dhe Bashskësisë Islame në krye me Myftiun Muamer Zukorliq, sepse sa i përket Partisë e cila është në koalicion me radikalët , të cilën e udhëheqë Rasim Lajiq veq dihet për qëndrimet e tyre proserbe.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni