Benitez sot nuk është trainer i Interit

(AIK-Presheva Jone)

Divorci mes Interit dhe Rafael Benitez ishte i pashmangshëm.

Edhe pse fitoi Botërorin e Klubeve, tekniku spanjoll i ka orët e numëruara në ekipin zikaltër. Deklaratat e tij pas ndeshjes ndaj Mazembe, ku kërkonte besim të plotë dhe blerje në merkaton e janarit e kanë mbushur kupën.

Presidenti i Inter, Massimo Moratti, është shprehur: “Deklaratat e tij nuk ishin të përshtatshme, sidomos duke marrë parasysh momentin.”

Edhe Marco Materazzi u shpreh i pakënaqur nga deklaratat e trajnerit të tij dhe nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Abu Dhabi. Gjithashtu Stankoviç tregoi hapur pakënaqësinë e tij për shkak se nuk ishte titullar në ndeshjen finale ndaj kongolezëve.

Klubi zikaltër, duke parë gjendjen, po punon për zëvendësimin e Benitez. Luciano Spalletti, trajner i Zenit, është kandidati kryesor për pankinën zikaltër.

Alternativa tjetër është ish-trajneri i Milan, braziliani Leonardo.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni