BAN KI-MOON: Raporti i Dick Marty ka shkaktuar reagime të ashpra nga lideret dhe popullata shqiptare

Sipas raportit më të ri të shefit të OKB-së Ban Ki-Moon “policia e UNMIK-ut dhe EULEX-it kohëve të fundit kanë intensifikuar bashkëpunim me Interpol-in, ku këtyre ditëve janë duke u shqyrtuar 10 buletine, raporote këto pikante apo të kuqe, siq quhen nga INTERPOL- i”

OKB, 16 shkurt / AIK-Presheva Jonë

Në këto momente kur po raportojmë nga Kombet e Bashkuara, ambasdorët e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit veq sa nuk janë ulur për të shqyrtuar raportin e sekertarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon për Kosovën. Nga Kosova në Nju Jork, po merre pejsë edhe një delegacion nga Prishtina, por burimet e OKB-së i kanë deklaruar AIK “Presheva Jonë”  se delegacioni në fjalë në Nju jork janë privatisht, sepse Kosova ende prezentohet nga stafi i OKB-së, ai që ka mbetur në Prishtinë.

Mësohet se në raport i Bann Ki-Moon shpreh keqardhje për kaosin politik dhe parlaizimine insitucioneve të Kosovës në tetorin e vitit të kaluar pas tërheqjes së Sejdiut nga Thacit nga postet e tyre…situatë kjo e nikoi në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, njëkohësisht duke shtyrë edhe dialogun e paralajmëruar midis Prishtinës dhe Beogradit.

Bann Ki-Moon, në raportine tij ka shprehur satisfacción për avancimin e procesve në rajon përkundër disa anomalive në rajon. Ai shpreson që zhvillimet në Prishtinë do të cojnë në përshpejtimin e dialogut, për të cilin u bën thirrje palëve që të kenë një qasje konstruktive.

Po ashtu Ban Ki-Monn ka shprehur shqetësim për shkak kërcinimit të Boegradit me sanksione kundër dia liderëve serbë në Kosovë të cilët Kane marrur pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë që sipas raporti në fjalë nga 1 milion e 630 mijë votues, mbi 21 mijë sish ishin nga radhët e pakicës serbe.

Në raport u jepet hapsirë e konsidrueshme edhe rezolutës së Strasburgut të senatorit zvicera Dick Marty i cili akuzan disa lider për implikim në krimi e organizuar në vitin 1999. Lidhur me këtë shefi i OKB-së, në raportin e tij të fundit për Kosovën i cili debatohet sot në KS të OKB-së, duke vënë në thonjëza akuzat e Dick Marty për “trafik organesh” ka nënvizuar, se raporti i Dick Marty nga insitucioonet dhe popullata e Kosovës ka shkaktuar shtetësime dhe reagime të ashpra të cilët njëzërit kanë kërkuar nga ndërkombëtarë të kërkohet dëshmi nga senatori zviceran rreth kësaj afere dhe të heq dorë nga spekulimet.

Kur është fjala rreth krimit të organizuar në Kosovë, sipas ketij raporti thuhet se policia e UNMIK-ut dhe EULEX-it kohëve të fundit kanë intensifikuar bashkëpunim me Interpolin, ku këtyre ditëve janë duke u shqyrtuar 10 buletine, raporte këto pikante apo të kuqe, siq quhen nga INTERPOL-i


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni