Avioni diellor u nis në fluturimin e parë ndërkontinental

Avioni “Solar Impulse” e vazhdoi fluturimin e tij të parë ndërkontinental pa asnjë pikë karburanti, duke u nisur sot nga Madridi në Rabat (Marok). Nisja u bë në orën 05:23 (CEST), ndërsa ulja në Afrikën e Veriut është planifikuar në orën 23:00 me orën lokale,transmeton ZR njoftimin.

Avioni që peshon 1.6 ton dhe me një hapje të krahëve si Airbus A340 (63.4 m) fluturon me katër motorë elektrikë, të cilët punojnë me mbi 12 000 elemente diellore. Shpejtësia mesatare e avionit – 50 km / h.

Në vitin 2014 anëtarët e projektit “Solar Impulse” shpresojnë që të kryejnë një fluturim të plotë rreth Tokës me disa faza pa asnjë pikë karburanti.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni