Ata ranë për të mos vdekur kurrë

Nga Miradije Gashi
Në kujtim të tre heronjve

Të paktë janë ata popuj mbi këtë planet që kanë bërë luftë më gjatë dhe të mundimshëm se populli shqiptar për mëvehtësi dhe subjektivitet kombëtar. Për ecjen njerëzore drejt idealit të qujtur liri, qëndron tërë potenca e kuptimit për të shpjeguar lartësinë dhe aktin heroik, njashtu siç qe edhe veprimi konkret i burrave të kombit, rënia për atdhe ne altarin e lirisë, që arriti aktin e lartë të sakrificës, veprimi jetësor i vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, ata u shndërruar në kryevepër, në pavdekësi. Në vitin 1979, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare nën ish’Jugosllavi, regjimi titist përmes UDB’ës famëkqe ndërmori një fushatë të egër gjenocidale kundër Lëvizjes sonë Kombëtare, me ç’rast burgosi disa qindra veprimtarë të kësaj lëvizjeje, lajmtar të lirisë. Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë. Për këtë është thënë e shkruar, dhe do të thuhet e do të shkruhet sa mbi këtë tokë të ketë shqipëtar.
Këto monstruozitete i montuan korbat e sigurimit për ta katandisur dhe për ta sjellë në gjendje që dhe Jusufi të largohet nga nënë Ajshja e Duboviku, Prishtina dhe Kosova. Kushtrimi i tij e ka çuar përpara lëvizjen më intelektuale të kohës, sidomos në vitin e madh ’81, në kohën kur natyra e kishte pajisur me një shpirt prej gjeniut dhe një talent të rrallë artistik, por mbi të gjitha, i kishte dhuruar një guxim të paparë. Qysh në bankat e gjimnazit, aftësitë e tij do të shpërthejnë në fusha të ndryshme si: kënga, poezia, piktura, drama e mbi të gjitha Atdheu i shpaloset me ngjyra dramatike, tendosje emocionale që vigani do t’i kundronte në dimensione të ndryshme, me të kaluarën,e nepërkembur të tanishmen evuajtur dhe të nesërmen e mundimshme..
Ky skifter Kosove me zemrën e luftëtarit te paepur, arriti të marrë përmasa kolosale, për të ndërtuar ardhmërinë vendit të tij, duke ia falur jetën atdheut, për bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët, ashtu siç mbëltoi edhe urrejtje për armikun në zemrat e gjithë shqiptarëve. Për gazetarin, poetin, muzikantin, prozatorin dhe dramaturgun Jusuf Gërvalla, është folur dhe shkruar me admirim të madh. Dëshmorët nuk vdesin, sepse gjeneratat që po rritën kopshtin e sakrificave të tyre sublime ditë e me shumë i ujitin me lulet me të bukura të jetës andaj ata, me amanetin që na e lanë, duhet ndjekur porositë e tyre do t’i kujtojmë si të gjallë në ndërgjegjen kombëtare e njerëzore. Vepra dhe shembulli i dëshmorëve kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë udhërrëfyes për çlirim e ribashkim kombëtar. Për të shkruar për dëshmorët e kombit nuk është asnjëherë e tepërt. Për të gjetur fjalë për ta, nuk është edhe aq e lehtë. Përkujtimi gjaku i të cilëve u shndërrua në dritë, vepra të cilëve u shndërrua vlera dhe në Liri, amaneti i të cilëve u shndërrua në emorjen e përshperitur qe një shekull në Pavarësi.
Jeta nuk ndërrohet me asgjë. Ajo është më e shtrenjta, më e vlefshmja, por ja që njerëzit dëshmorët e shëdërruan jetën e tyre, në pavdekesi me Lirinë e fëmijëve tanë. Liria e popullit, gjithnjë është identifikuar e do të identifikohet me emrin e dëshmorëve të rënë në mbrojtje të jetëve e të idealeve të robëruara. Nuk ka gjë më të madhe në këtë botë se sa sakrifikimi i jetës për Lirinë e të tjerëve. Këta njerëz tejkaluan vetveten, tejkaluan pragun e së mundshmes për Trojet Etnike. Ata ranë për të mos vdekur kurrë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit e gjegjësisht trinomit të lajmtareve të lirisë! Jusuf Gërvalla, Bardh Gërvalla e Kdri Zeka.
LOT, DHIMBJE E DRITË
(Heronjve të Untergrundbachut)
Nëse për dhembjet
Duhet derdhur lot
Ne u bëmë det lotësh
Në skajet e mendimit
Deti shterron
Shirat e shpresës
Penda i portreton
Atdheu Juaj
Është lot e dhimbje
Dhe dritë
Ju jeni drita
Krenarija
E bekuar e Dardanisë
O Zot
Ata ishin rruga
Feneri
E vizioni
Amaneti
I marshimit tonë
Nga robëria në dritë


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni