ANGELA MERKEL NGA PRISHTINA E DRIDH BEOGRADIN !

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të arrijë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë. Me rastin e kësaj vizite, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të organizohet pritje e nivelit më të lartë shtetëror.

Këshilltari i ministrit Enver Hoxhaj, Artan Behrami ka thënë se vizita e kancelares Merkel do të jetë katër deri në pesë orë, gjatë së cilës ajo do të pritet në nivel të lartë shtetëror në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku do të takohet me kryeministrin Thaçi, me të cilin do të mbajnë një konferencë e përbashkët për media. Merkel gjatë kësaj vizite do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Erhard Drevs, si dhe përfaqësues tjerë të lartë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Ndryshe, takimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me kancelaren gjermane, Angela Merkel do të mbahet në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në ora 11.00.

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi vizitën e Kancelares gjermane e sheh si një mbështetje të fuqishme për Republikën e Kosovës. Edhe analistët polikë vizitën e kancelares gjermane e shohin si shumë domethënëse.

 

SHPËRNDAJE