65 % e qytetarëve në Maqedoni jetojnë keq

Qytetarët në Maqedoni shprehin pakënaqësi lidhur me gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale.

Mbi 50.9 për qind e të anketuarëve janë deklaruar se vendi po ecën në drejtim të gabuar, ndërsa vetëm 34 për qind kanë theksuar të kundërtën.

Sipas një ankete të realizuar nga Instituti për Demokraci Sociale “Progres”, qytetarët të pyetur se në çfarë gjendje sociale dhe ekonomike po jetojnë gjatë këtij viti, rreth 66 për qind prej tyre përgjigjen se jetojnë në gjendje tejet të keqe.

Vetëm 18 për qind jetojnë në gjendje të mirë ekonomike dhe sociale.
Sipas tyre Qeveria nuk reagon në mënyrë të duhur përballë shtrenjtimit të jetës dhe thellimit të krizës, ndërsa vetëm 16 për qind e të anketuarve i arsyetojnë politikat qeveritare.

Anketa e “Progres” është realizuar më 23-25 mars 2012, dhe janë anketuar mbi 1110 qytetarë në mbarë vendin, mbi gjendjen ekonomike dhe sociale në vend.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni