Zyrëtari i lëvizjes vetvendosje, njëherit kandidat në zgjedhjet e fundit për deputet nga ky subjekt, Ajet Potera në një postim të tij në facebook ka thënë se është më mirë të infektohemi nga Covid-19 se sa nga këta që na kan helmuar jetën tash e 20 vjet.
Duke iu referuar protestave të cilat ai në një farë forme i ka paralajmëruar, Potera ka thënë se as Covid-19 nuk do të i ndalojë për të protestuar.

Ja postimi i plotë i Poterës në facebook:

Po flitet për protesta, ndoshta edhe është shumë, ndoshta edhe nuk është shumë.

Po, ndoshta edhe duhet të protestojmë në sheshin e Prishtinës i gjithë populli. Më mirë të infektohemi nga koronavirusi se sa nga këta që qe 20 vite na kanë helmuar jetën, e po duan edhe fëmijët tanë ti helmojnë. Mjaf është mjaft! Por për Lëvizjen VETËVENDOSJE! Nuk ka prioritet tjetër përveç shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, me të tjerat do të merremi pas Pandemisë.

Kur t’i sheh dhe dëgjon sot deklaratat e zyrtarëve të partive që duan të bëjnë koalicion, po del saktë që kjo ka qenë e planifikuar më herët.
Koalicioni me LVV nuk u bë, deri sa u numruan e rinumëruan të gjitha votat, derisa e gjetën dhe bënë planin. Me çdo kusht u dëshirua ndryshimi i vullneti i qytetarëve të 6 tetorit duke ja marrë 3 mandate Lëvizjes VETËVENDOSJE! Duke mos e lënë numrin 61 deputet në koalicion.
Ky është plani, tani po zbulohet i tëri.

Lëvizja VETËVENDOSJE është kundër krijimit të qeverisë së re në këtë formë, kërkojmë zgjedhje të reja pas Pandemisë.
Ne e kemi popullin, ata e kanë vetëm njëri-tjetrin.

SHPËRNDAJE