New York, 7 shkurt -Ashtu siq kishte njoftuar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” para dy jave, sot mbahet Seanca e radhes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, kete lajm e kane konfirmuar edhe zyrtarisht, zyrtaret e OKB-së për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.

Do theksuar se senca e KS te Kombeve te Bashkuar megjithate do te mbahet, perkunder disa zerave (Ministar spoljnih poslova Srbije Ivica Dačić izjavio je večeras da je i dalje neizvesno da li će situacija na Kosovu biti na dnevnom redu sutrašnje sednice Saveta bezbednosti UN”) ne kete rast raportimeve te mediave serbe diteve te fundit, se “ne muajin shkurt nuk do te mbahen seanca per Kosoven ne Keshillin e Sigurimit, për shkak perqarjeve ne OKB”. Sipas mediave serbe “Dacici ka thënë se për herë të parë në Këshillin e Sigurimit në OKB nuk është caktuar rendi i ditës se kur do te mabhet seanca e ardhshme e KS te OKB-së” Me keto lajme te rrejshme jane marrur edhe protalet kosovare , duke ju referuar shkrimeve te mediave te Beogradit, por ato jane demantuar nga OKB.

 

Shefi i OKB, Guterres: Taksat prej 100 % te kryeminisrit Haradinaj kanë shkaktuar pakënaqesi në Serbi!

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka mesuar se sot me 7 shkruit, na agujnden e KS te OKB-së pas Somalise, ne oret e pasdites  (15h)  ambasadoret e venmdve anetre te KS te OKB-së mblidhen për te deabtuar për Kosovën (“Report of the Secretary-General on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo (S/2019/102).”)

Sekretari i përgjithjshëm i OKB-së Antonio Guterres është i shqetësuar per situaten aktuale ne Kosovë e cila ka ngritur rritjen e tensioneve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, posaçërisht në veriun e Kosovës, për çka ftoi liderët që të përmbahen nga hapat që mund të rrezikojnë gjendjen në terren, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar raportit te OKB-së

Gutierres si problemin më të madh në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit e sheh vendosjen e taksës 100 % nga qeveria e Kosovës vene serbeve te Serbisë dhe Bosnjes, që janë vendosur në nëntor nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Sipas agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” Raporti i shefit të OKB-së për Kosovë është dorëzuar ambasadorëve të Këshillit të Sigurimit, në momentin kur ende nuk dihet nëse në shkurt do të ketë debat, pasi mbajtjen e saj e kundërshtojnë vendet perëndimore. ShBA, Britania e Madhe dhe Franca mendojnë se pa marr parasysh gjendjen në terren, nuk ka nevojë që të debatohet për Kosovën katër herë në vit.

Në të njëjtën kohë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës me mbështetje të SHBA-ve dhe Britanisë në disa raste kanë kërkuar që të shqyrtohet roli i UNMIK-ut, gjë që është kundërshtuar nga Kina dhe Rusia.

Në pjesën që ka të bëjë me aktivitete e BE-së në Kosovë thuhet se Gjykata Speciale ka vazhduar hetimin për “trajtimin jo human të njerëzve dhe tregti me organe njerëzore ne Kosovë“, sikur që ka filluar intervista me i ish-pjesëtarëve drejtues të UÇK-së.

 

 

 

 

SHPËRNDAJE