Zyrtar te lartë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Drejtat e Njeriut te prire nga Kevin Furey kane qendruar sot në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, te pritur nga kryetari Jonuz Musliu. Zyrtar Amerikanë në KKSH kane shprehur shqetesimet e tyre për diskriminimin e shqipareve se Luginë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Gjatë këtij takimi u diskutua rrethë gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kryetari Musliu njoftoi zyrtarin Furey për sfidat me të cilat po përballen shqiptaret sa i përket të drejtave të njeriut me theks të veçant çështjen e teksteve shkollore për shkollat fillore donacion nga Republika e Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës si nevojë e patjetërsueshme, pasur parasysh që nxënësit shqiptarë janë duke vijuar procesin edukativo-arsimor pa pasur tekstet shkollore.
Gjithashtu, i pari i Këshillit Kombëtar Shqiptar e njoftoi edhe me gjendjen në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe se përfundimisht Serbia duhet ti plotësojë të gjitha kushtet për në Bashkimin Evropian.
Njëkohësisht, ngriti edhe çështjen e pasivizimit të vendbanimit nga stacionet policore në Bujanoc dhe Medvegjë si forma të presionit për asimilim të shqiptarëve dhe ndryshimin e strukturës nacionale të popullsisë, e që janë në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe ligjet në fuqi.