topelementJean Musy, président de l’association de la presse étrangère et Simonetta Sommaruga, présidente de la Confédération Suisse

 

Gjenevë, 12 tetor 2015   (Nefail Maliqi)  – E ftuar nga APES (L’Association de la presse etrangère en Suisse Asociacioni i Gazetarëve te Huaj ne Zvicër) në drekën tradicionale me gazetaret botëror, ku morën pjesë edhe gazetarë shqiptare nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicër. Para drekës presidentja e Konfederatës Helvetike, Simonetta Sommaruga ka mbajtur një konferencë shtypi me përfaqësuesit e këtyre mediave, ku dominuan pyetjet kryesisht rreth emigracionit dhe Zvicra bashke me BE-në përballë tyre, ku u përmend edhe Presheva.

 

Gazetarët nga Presheva nisin dreken ne sofrën e madhe me koleget botëror ne shqip: Gëzuar dhe ju bëftë mirë!

gaze3010Në këtë dreke tradicionale te presidentes helvetike znj.Soneta Sommaruga me gazetaret e OKB-së dhe ata botërore (Reuters, ANADOLU, Asociated Press, ATS, AFP, TAS, DPA, New York Times. Intertas Le Monde, El Pasi, Der Spiegel, Die Press etj…) ishin te ftuar edhe gazetarë nga Presheva.

Gazetaret e «Presheva jonë » pas drekës solemne kane takuar dhe biseduar me presidenten Sommaruga te cilën fillimisht falënderuan atë dhe qeverinë si dhe popullin zviceran në emër të komunitetit shqiptarë për rolin dhe kontributin ne Kosovë dhe shqiptaret.

“Edhe Kosova deh shqiptaret janë e mirënjohës për ketë e mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë helvetike në Kosovë, sidomos e para luftës dhe pas saj deri tek njohja pavarësia…” ishin këto fjalët e gazetarit te Presheva jonë Nefail Maliqit drejtuar presidentes zvicerane.

Ndërsa presidentja Somaruga gazetarit në Gjenevë i ka pohuar se « Zvicra ka raportet te mira me shqiptarët ne Ballkan dhe ky bashkëpunim ditët ne vijim sipas saj po intensifikohet si me Shqipërinë ashtu edhe me Kosovën. Padyshim qeveria jone do të vazhdojë të mbështes dhe kontribuoj zhvillimit ekonomik dhe avancimit te proceseve politike ne Kosove ne integrimin e vendit ne instancat ndërkombëtare.. »

 

Sommarruga: Zvcra do të vazhdoj bashkëpunimin me Shqipërinë dhe Kosovën në zhvillimin e këtyre dy vendeve dhe avancimin e proceseve integruese

largea_sonetaaa-300x2001446238358Jo vetëm çështja e emigrantet nga Siria dhe vendet e tjera të Lindjes por edhe nga Ballkani, sidomos nga Kosova, Shqipëria , Kosova e Serbia ishin ne qendër te debatit sot nga një takim i presidentes se Konfederatës Helvetike znj.Simonetta Sommaruga me gazetaret botërore, ku prezantoi edhe gazetari shqiptar, Nefail Maliqi.

-Përkundër mbarimit të luftës në Ballkan, fluksi i refugjatëve nga këto vende nuk ka te ndalur për ne vendet e BE-së, duke përfshirë këtu edhe Zvicrën.

Se a do t’i merr parasysh kërkesat e emigrantëve nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia autoritet zvicerane ?, kësaj pyetje te gazetarit, ju është përgjigjur presidentja e Zvicres znj. Sommaruga sipas se cilës «Pasi që Kosova, sikur edhe Shqipëria dhe Serbia konsiderohet si “Safe Country” (vende të sigurta), pothuajse asnjeri nga emigrantët e këtyre shteteve nuk ka gjasa të fitojnë statusin e refugjatit. Kuota e njohjes së këtij statusi për shqiptarët e Kosovës në Zvicër është minimale. Statusi i ”vendit të sigurt” i njihet Kosovës pasi që konsiderohet si një rajon pa lufte dhe se forcat ndërkombëtare të sigurisë me ato vendore garantojnë sigurinë për gjithë qytetaret e saj. Megjithëse Zvicra nuk mbyll dyert për shqiptarët e Kosovës por shanset për ta janë shume te vogla për te qëndruar ne vendin tonë. Siç e dini, qeveria jone pas lufte ne baza vullnetare ka riatdhesuar rreth 60 mije shqiptarë nga Kosova ne vendin e tyre duke ju ndihmuar atyre ne rajon. Aq me tepër sot Zvicra bashkëpunon dhe është partnere e ngushtë me Kosovën, Shqipërinë edhe Serbinë sa i përket emigracionit. Veç angazhimit dhe kontributit tone me investime ne rajon edhe qeverite ne ballkan, sidomos ajo e Kosoves dhe Shqiperisë duhet t ju krijojnë kushte popullatës, sidomos rinisë për t ju krijuar perspektive të mire¨, për të mos ju dhënë shkas për ta lëshuar vendin e tyre.. ”gaze30102

SHPËRNDAJE