Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë së Zvicrës, me seli në Bernë, Falco Galli ka thënë se më në fund, të enjten ka arritur shkresa e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës për mos ekstradimin e shtetasit kosovar Shemsi Nuhiu në Serbi. Shkresa mban vulën e ambasadës së Kosovës në Bernë, ndërsa ajo ishte dërguar para më shumë se dy javëve në Bernë, por për shkaqe ende të panjohura kishte mbetur në ambasadë nuk ishte dorëzuar në organet e drejtësisë zvicerane, raporton agjencia “Presheva Jonë”. 
 
Bernë, 12 maj/ AIK-Presheva Jone 
 
Bernë, 12 maj – Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë së Zvicrës, me seli në Bernë, Falco Galli ka thënë se më në fund, të enjten ka arritur shkresa e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës për mos ekstradimin e shtetasit kosovar Shemsi Nuhiu në Serbi. Shkresa mban vulën e ambasadës së Kosovës në Bernë, ndërsa ajo ishte dërguar para më shumë se dy javëve në Bernë, por për shkaqe ende të panjohura kishte mbetur në ambasadë nuk ishte dorëzuar në organet e drejtësisë zvicerane, raporton agjencia “Presheva Jonë”.

Shemsi Nuhiu është arrestuar më 14 prill të këtij viti në Vevey të Zvicrës, sipas fletarrestimit të lëshuar nga Serbia, për krime të luftës të kryera në Kosovë. Ai është një prej 19 të akuzuarve të të ashtuquajturit Grup i Gjilanit nga organet serbe të drejtësisë për gjoja krimet e luftës të kryera në Gjilan e rrethinë pas çlirimit të vendit nga okupimi serb. Mirëpo, ekstradimi i tij drejt Serbisë ishte shtyrë për arsye se avokatët mbrojtës kanë thënë se Nuhiu është shtetas i Kosovës, si dhe me arsyetimin se për krimet eventuale të kryera në Kosovë ai duhet të gjykohet, pra edhe të ekstradohet në Kosovë, e jo në Serbi.

SHPËRNDAJE