Fëmijët belgë nga Belgjika flamane (Brabant dhe Limbourg) duke u kthyer nga skijimet (nga Valise  Zvicër)  kanë pësuar një aksident të rëndë, në një tunel në autostradë (A9-Sierre)  kanë të vdekur 28 persona në mesine tyre 22 fëmijë në autobusin me 52 perosna, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Valais, 14 mars

Helikopterët dhe autoambulncat kanë dërguar të lënduarit në katër spitale

24 fëmijë tjerë raportohet të jenë lënduar. Ata po udhëtonin nga Val d’Aniviers. Gjatë një konference për gazetarë, komandanti i policisë së Valaisit, tha se tragjedia ishte e “paprecedent” dhe nga ajo janë traumatizuar edhe ekipet sezonale të shpëtimit.


Në Bruksel, Ministria e Jashtme belge tha se shumica e fëmijëve ishin rreth moshës 12 vjeçare dhe autobusi ishtë njëri nga tre të cilët ishte kontraktuar nga një grup i krishterë.  Autobusi i regjistruar në Belgjikë, po udhëtontë drejt Sionit dhe ka goditur një mur të martën mbrëma, në një tunel.

Në autubus ishin 52 pasagjerë nga qytetet e Lomelit dhe Heverlit në Belgjikës.

SHPËRNDAJE