Kjo eshte kosovarja L.K. (18) ne Zvicer e cila per shkak dashnise se flakt me një serb, denoncoi nane e babë ne polici, pse deshën ta fejonin me një shqiptar nga Kosova

 

 

Villars-sur-Ollon (VD) 31 shtator -Një vajze e re kosovare  L.K (18-vjeçare) paraqiti një ankesë (padi)  kundër prindërve për dhunën kundër saj. Ajo nuk donte fejese as  martesë me mesitni (ndemrjetesues) me nje shqiptar, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Vajza 18-vjeçare L.K.që banon në Villars-sur-Ollon (VD). Por, refuzimi i kesaj vajze kosovare per te refuzuar djlain shiptar eshte se ajo eshte ne lidhje dhe e dashrura me nje serb që jeton në rajonin e Aigle (VD). Prinderit kane refuzuar me kmebglje fejsesn me nje serb, per cka  prindërit e saj kane perdiorur edhe forcen kunder saj.  Por e dashuruara e serbit, kosovarja rastin e ka paraqitur ne polici dhe me te tash po merret gjykata.

 

Në disa raste, në sallonin e floktarisë në Villars-sur-Ollon ku është e punësuar, ajo ka ardhur me shenja të rrahjes. Plagët gjithnjë e më shumë i janë zmadhuar. Mund të thuhet se ajo ka qenë edhe e rrëmbyer. Kosovarja, L.K sapo ka hyrë në moshën e të rriturve, verën e kaluar ajo iu premtua një të riu në Kosovë, gjatë një dasme të vëllait më të madh, në Prishtinë. Por, L.K as që ka dashur të dëgjojë për këtë bashkim të ardhshëm, pasi në Aigle të Zvicrës kishte rënë në dashuri me një shtetas serb. Këtë ua rrëfeu familjes e cila aspak nuk e përkrahu. I dashuri i saj gjithashtu ishte kërcënuar. Ai u largua përkohësisht nga vendbanimi i tij për t`i evituar problemet e mundshme.

E përkrahur nga koleget e punës dhe shefi i saj, kosovarja përfundimisht ngriti kallëzim penal ndaj prindërve të saj. Që nga paditja e vajzës, prindërit fillimisht u paraburgosën nga mesi i muajit janar, për të shmangur mosmarrëveshjet e zakonshme. Prokurori Olivier Jotterand i është përgjigjur se nuk mund të japë detaje.

Në vendbanimin e tyre, familja shqiptare ka biznese të ndryshëm të suksesshëm që nxitë kurreshtje të vendasve se kinse ata merren me tregti të palejueshme, por akuzat e tilla ngelin të pabaza, pasi deri më tani nuk ka kurrfarë dëshmie për një gjë të tillë.

Për të hetuar rastin, policia zvicerane ka realizuar disa kontrolle në pronat e familjes, me dyshim se mund të ketë punëtorë ilegalë. Mirëpo, hetimet e deritanishme nuk kanë dëshmuar për punë ilegale dhe ato janë në rrjedhë e sipër

SHPËRNDAJE