Cyrih, 10 janar -Në Schaffhausen te Zvicrës nje person me emrin Orhan E. ka pershendetur ne rruge me “Allahu Akbar” një mik te tij, te cilit i kushtoi me një gjobë prej 150 frangash nga policia kantonale, njfton agejncia e lajemeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Por, gjithecka ketu nuk përfundoi, sipas mediave zvcerane, një grup, shoqwate antiraciste ne Zvicer ka parashtruar një petecion-ankesë për diskriminim në emër të njeriut i cili përshndeti nje mik te tij ne menyren islame në rrugë.

“Është mirë që njerëzit po nënshkruajnë për mua.” ka thëne Orhan E i riu 22 vjeçar i lindur në Zvicër. Pasi mori kërkesa të shumta nga media, zvicerane dhe të huaja, mësoi se një grup kishte dërguar një ankesë me postë për diskriminim racor.

Grupi qe parashtroi kete ankese quhet “Linke People of Color” me seli ne Cyrih, qe ka perrreth dhjetera anëtarë. Ata janë kryesisht binational ose të huaj që luftojnë kundër racizmit dhe paragjykimit.

“Ne nuk duam të qëndrojmë duarkryq përballë një shkelje flagrante të lirisë fetare” tha zëdhënësja Saule Yerkebayeva. Ajo tha se grupi nuk e njeh Orhan E, por aktivistët e tij u ndien të shqetësuar si përfaqësues të shoqërisë civile: “Me këtë ankesë duam të tregojmë solidaritetin tonë me popullsinë muslimane”. Dhe keqardhje që shprhja paqqesore “Allahu akbar ” është gjithmonë i lidhur me terrorizmin edhe pse kjo shprehje perdsoret çdo ditë në vendet islamike madhje edhe ne Zvcer dhe vendtet tjera evropiane.

SHPËRNDAJE