Policia kantoniale e Thurgau, Zvicër ka arrestuar të hënën dy dilerë të drogës. Atyre je gjetën 700 gram drogë dhe para kesh me vlerë 40.000 CHF.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14.45 në rrugën Wilerstrasse, ku u bë e mundur kontrolli i një 21 vjeçari shqiptar që ju shqiptua masa e shkeljes ligjore për shkak të disponimit të drogës, shkruan thurgauerzeitung.ch.

navpicture_bigAtij ju gjetën 700 gram heroinë, 600 gram drogë të papërpunuar dhe 25.000 CHF para kesh. Sipas ekspertëve ligjor, droga në veturën e tij ka kapur vlerën e 35.000 frangave.

Ndërkohë, po nga ky kontroll u arrestua një 19 vjeçar tjetër shqiptar, që kishte me vete 36 gram kokainë me vlerë 4000 franga. Ky i fundit kishte edhe 13.700 euro, që më vonë dolën të falsifikuara. Ndaj 19 vjeçarit ju shqiptua masa e ndalim hyrjes në Zvicër.
Momentalisht të dy shqiptarët ndodhën në paraburgim dhe pritet vendimi i prokurorisë, për të shkuar më pas në shqyrtim gjyqësor./Bota sot

SHPËRNDAJE