nonnnTë nderuar bashkatdhetar,
Me 28 shkurt 2016 mbahet referendumi në nivel të Zvicrës. Pyetja kryesore është ajo e shtruar nga partia UDC, që ka të bëj me të huajt, respektivisht që godet më së shumti shqiptarët. Nëse kjo pyetje merr përgjigje pozitive, atëherë të huajt, edhe pse të lindur në Zvicër, edhe pse me leje të përhershme qëndrimi (C), mund të dëbohen nga Zvicra edhe për vepra të lehta të kundërligjshme. Si për shembull, për veprat që mund të bëhen në trafikun rrugor.

Aprovimi i këtij propozimi do të shkaktoj pasoja të rënda dhe të pariparueshme për shumë shqiptarë që ende nuk kanë marrë shtetësinë zvicerane. Madje, do të ketë pasoja edhe për vet shtetin e Zvicrës në raportet e saj ndërkombëtare. Propozimi në fjalë është në kundërshtim direkt me Konventën Evropiane për Drejtat e Njeriut, që për pasojë mund të ketë tërheqjen e Zvicrës apo përjashtimin e saj nga kjo Konventë. Kjo do ishte hera e dytë në historinë e Evropës që një shtet braktis këtë konventë. Hera e para ka ndodhur me Greqinë në vitin 1974 kur atje ndodhi grushti i shtetit ushtarak.
Pra, është në interesin e të gjithëve që kjo iniciativë të refuzohet.
Për këtë arsye Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, krahas edhe organizatave tjera, sindikatave, shoqatave dhe disa partive politike, ju fton të votoni kundër kësaj iniciative.

http://www.cageneve.ch/Faqet%20Shqip/sq8.htm

SHPËRNDAJE