naseq1I ftuem në Rrokum Roll te Televizionit Rrokum ishte gazetari Bajrush Morina.

“Mendoj se shumica e votusve te LDK’s jane kunder votimit per Thaçin President”, tha Morina tue diskutue per deputetet e LDK’s, te cilet kane konfirmue se jane kunder zgjedhjes se Thaçit President.

“Jam skeptik a ka me mund Thaçi mu zgjedh President”, vleresoi Morina.

Ne pyetjen e moderatorit Jupolli, se cila asht ma e rande per LDK’n a zgjedhja apo moszgjedhja e Thaçit President, Morina tha se politikisht ma e rand per LDK’n asht zgjedhja e Thaçit President.

Gjate bisedes, Morina e kujtoi ngjarjen e vitit 2001, kur Ibrahim Rugova zgjidhej President, dhe perpjekjet e disa partive politike per me pengue kete proces.

“Deputet e LDK’s jane ne siklet”, tha Morina, tue shtue se deputetet qe kane me votue Thaçin per President munden me u numerue “ne gishtat e nji dore”.

“Moszgjedhja e Presidentit, do me thane humbja e vendit ne Qeveri”, u pergjigj Morina ne pyetjen se çka humb LDK ne qofte se Thaçi nuk zgjedhet President.

Morina shtoi se Ismet Beqirit e disa deputeteve te LDK’s u konvenon me dale LDK n’opozite.

“Mosqofsha ne lekuren e deputeteve te LDK’s”, tha Morina.

“A ka me u krijue prosedani qe opozita çdo vit me kerkue zgjedhje te jashtezakonshme”, pyeti Morina, tue diskutue per mundesine e zgjedhjeve te jashtezakonshme.

“S’asht liste e paster, por nji thes me plote ushqim, gjys te helmueme”, e vleresoi Morina mundesine e shkuemjes se opzites ne zgjedhje, me nji liste te perbashket.

Ne fund te bisedes, Morina tha se nuk sheh parti tjeter ne pushtet, pos 2 partive ma te medha ne vend.

SHPËRNDAJE