Gjatë këtij takimi mes z.Arifi-Mur është biseduar për situatën në përgjithësi në komunën e Bujanocit por edhe më gjerë, duke i shtuar theks të veqant situatës politike dhe zhvillimeve të fundit në komunën e Buanocit.

 

Bujanoc, 27 shkurt

Gjatë qëndrimit të tijë në Bujanoc, Zv. Ambasadori i OSBE-së në Sërbi, Tomas Mur, sot agjendën e takimeve e filloi me kryetarin e Partisë Demokratike, Mr. Nagip Arifin.

Mr. Nagip Arifi, e njoftoi përsëafërmi Zv. Ambasadorin e OSBE-së me situatën politike dhe të sigurisë, duke e përshëndetur marrveshjen e arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, me shpresë se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Arifi nuk e ka lënë anash as rolin e rëndësishëm të OSBE-së në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës, duke potencuar se angazhimi i OSBE-së është tejet i rëndësishëm në rrugën e mëtutjeshme të zgjidhjes së problemeve.

Gjatë këtij takimi është biseduar edhe rreth zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale si dhe pjesmarrja e shqiptarëve në këto zgjedhje.

Arifi e ka njoftuar përfaqësuesin e lartë të OSBE-së, me rrjedhën e përgatitjeve që janë duke u bërë për këto zgjedhje, duke potencuar se Partia Demokratike është e gatshme që në mënyrën me dëmokratike të merr pjesë në këto zgjedhje.

 

M Ahmeti

SHPËRNDAJE