Shkruan Kushtrim MALIQI

 

   Ose: Zotëri Ministër, „sorry“,  si mund të ketë  regjistrim të diasporës më 2013, përderisa gjysma e kosovarë posedojnë pasaporta serbe !

 

Nëse  nga pamvarësia e Kosovës, pas katër vitesh, deri më tash janë ndarë vetëm 74.794 pasaporta në Zvcër, shumë lehtë mund të dihet se edhe sa vite mund të shkojnë për të ditur saktësisht numrin e kosovarëve në Zvicër, për të justifikuar shifrën e lartëpërmendur prej dyqind mijë sish. Cka, lirisht mund të thuhet se para vitit 2020 askush nuk mund të dijë për numrin e diasporës, së paku kësaj në Zvicër..e mos të flasim për vitin 2013 ?!

 

„Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Ibrahim Makolli, ka paralajmëruar fillimin e procesit të regjistrimit të mërgatës kosovare në diasporë në fillimin e vitit 2013..“ Lajm boll i mirë gazetaresk, së paku për titujsh gazeta, por në fakt e parelaizueshme që sigurisht edhe vet ministri dhe ambasadorët e Thacit e dinë fare mirë se një gjë e tillë është utopike…Ose kësaj ndryshe i thonë me „shpu bira n’ujë”!

 


Një fakt i pa mohueshëm, se sikur në Zvicër edhe ne vendet tjera perëndimore ku më së denduri shtrihen kosovarët, aktualisht gjysma apo më shumë posedojnë ende pasaporta të Serbisë. Sa i përket regjisrtimit të popullsisë kosovarë  në Zvicër vet autororitet zvicerane kanë pasur iniciativa në këtë drejtim, por nuk janë marrur me këtë qështjes për shkak popullsisë së përzier me pasaporta të larmishme nga ajo e „Jugosllavisë“ së vdekur,  „Serbisë dhe Malit të Zi“ deri tek  Serbia aktuale.

 

Redaksia e agjencisë informaitve kombëtare „Presheva Jonë“ disa herë cështjen të regjistrimit të popullsisë kosovare, madje edhe shqiptarëve në Zvicër e ka debatuar dhe shtruar me autoritetet helvetike, sikur nga Departamenti për Migracion (BFM) në Bernë ashtu edhe nga Enti për Statistika (OFS) në Neuchatel, nga ta vazhdimisht kemi marrur përgjigjen e qartë se „Për numrin e shqiptarëve në Zvicër e dimë se kemi 1002 sish, regjistrimin e tyre kemi mundur ta bëjmë më lehtë, pasi që ata posedojnë pasaporta të shtetit shqiptar. Por, për numrin e kosovarëve në vendin tonë, nuk mund ta dijmë, pasi që në vedin tonë ende dhjetra mijëra kosovarë posedojnë papsaportat e Serbisë…“

 

Se kur mund të dijë Berna se sa kosovarë ka në Zvicër, zyrtarët nga BMF dhe OFS për agjencinë informative „Presheva Jonë“ janë përgjigjur se „Sa i përket  asaj se kur do të dihet saktësisht për numrin e kosovarëve në Zvicër, kjo nuk varet nga ne, por nga qeveria kosovare, sidomos nga ambasadat e konsulatat e Kosovës në Zvicër se sa arrijnë ato të furnizojnë qytetarët e tyre me pasaporta të shteti ttë Kosovës.  Por, bazuar nga ky proces i deritanishëm,  mund të themi se për numrin e kosovarëve në Zvicër  nuk do të dihet para vitit 2015…“

 

 

Numri i kosovarëve në Zvicër, nuk do të dihet para vitit 2020 ?!

 

Sipas ambasadorit kosovar në Zvicër sot jetojnë dhe veprojnë mbi 200 mijë shtetas nga Kosova. Atëherë,  nëse  nga pamvarësia e Kosovës, pas katër vitesh, deri më tash janë ndarë vetëm 74.794 pasaporta në Zvcër, shumë lehtë mund të dihet se edhe sa vite mund të shkojnë për të ditur saktësisht numrin e kosovarëve në Zvicër, për të justifikuar shifrën e lartëpërmendur prej dyqind mijë sish. Cka, lirisht mund të sypozohet se para vitit 2020 askush nuk mund të dijë për numrin e diapsorës, së paku kësaj në Zvicër..e mos të flasim për vitin 2013 ?!

 

Për fund do theksuar se insiciativa e Ministrisë së Dipasorës për regjistrimin e kosovarëve në perendim në vitin 2012, siq  e tham më lartë, është padyshim një lajm i mirë që secilin qytetarë, madje edhe për vet zvicranët dhe qeverit tjera europaine, ku do të përshndetej. Por, nëse bëhet një regjistrim sikur ai në Kosovë shkel e shko ku dolën banorë më pak se në kohën e  Milloshevicit, më mirë mos të fillojnë ky proces. Në një raport zviceran kemi hasur se Kosova ka mbi 3 milionë banorë, të cilin raport e ka botuar agjencia „Presheva Jonë“, ndërsa regjistrimi i fundit flet ndryshe, dmth shumë pak.  Ndyshe, secili do të thoshte, kur në Kosovë nuk dihet ende saktësisht  se sa shqiptarë ka, atëherë kush mund ta dijë sa shqiptarë do të ketë në diasporë ?!.Ndoshta pas ca vitesh po, por asesi në vitin 2013 i nderuar ministër !

SHPËRNDAJE