Në një deklaratë për media, ish këshilltari i PVD-së Sali Salihu ka bërë të ditur se tani e tutje do të vepron në asamblenë komunale të Bujanocit si këshilltar i PDSH-së,meqë ka marrë vendim të prerë se më nuk i takon koalicionit të mëparshëm parazgjedhor që ai të garon si këshilltar i PVD-së.

Bujanoc,4 gusht

Shih për këtë, tani Partia për Veprim Demokratik dega në Bujanoc nuk i ka më 9 këshilltarë  në KK të Bujanocit, siç po thirret në deklaratat e tij kryetari i degës Shaip Kamberi dhe kryetari i këtij subjekti politik Riza Halimi, kjo ngase ish-partneri i koalicionit, Sali Salihu tashmë vepron si këshilltar i PDSH-së në Asamblenë Komunale të Bujanocit dhe jo si pjesë e koalicionit me PVD-në.

Arsyeja pse Salihu Salihu nuk është më pjesë e këtij koalicioni është shkelja e marrëveshjes nga ana e PVD-së subjekt ky që pas zgjedhjeve lokale, Sali Salihun e ka konsideruar si këshilltarë të PVD-së dhe jo siç ka qenë e paraparë në marrëveshje këshilltar i Partisë Demokratike Shqiptare.

Sa i përket politikës së Riza Halimit si deputet në Parlamentin e Serbisë, Salihu u shpreh se ai nuk njihet si deputet legjitim nga ana e Partisë Demokratike Shqiptare, sipas Salihut politika e Riza Halimit është politikë centraliste, ku gjithnjë ka shkelur procesin e normave demokratike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Funksionimi i Këshillit Nacional sipas Salihut këshilltarë i Partisë Demokratike Shqiptare në asamblenë komunale të Bujanocit, është jo legjitim dhe i centralizuar sikurse në kohën e monizmit të ish-Jugosllavisë.a.i.

SHPËRNDAJE