REDAKSIONALE:

Për ministrin Markovic, do të ishte mirë në rend të parë për reputacionin e funksionit të tij si ministër e pastaj edhe per imazhin e Serbisë  e cila po përgatitet të trokasë në dyert e BE-së, të kërkoj falje publike shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke u distancuar nga deklaratat e tija të njëanshme me elemente raciste, sepse zoti Markovic na duket të jetë  zyrtarisht  minstër i minoriteteve e jo ministër toponimeve ?!

 

 

Preshevë/ AIK-Presheva Jonë

 

« Deri sa të jem unë ministër, nuk do të lejoj ndryshime të tilla të emrave të rrugëve” » paska thënë ministri serbe  Milan Markoviq duke bërë fjalë rreth reformimit të emrave të disa rrugëve të qyteti të ndërrmaura nga autoritet e Bujanocit. Kur lexuam kete titull ne disa media serbe, por  edhe shqiptare na u kujtuan menjëherë  disa deklarata te diktatorit të  fundit të  Evropës,  Slobodan Milosevi i cili në Gazimestan para mëse dy deceniesh ju kishte deklaruar  serbëve te Kosoves se „Dersia sa të jem une president, nuk  guxon kush t ju prek as kimen e flokut..». Si e dinë  tërë bota dhe siq u dëshmua me deklaratat  e tilla raciste bashkë me politikën e tij të më vonshme destruktive kundër shqiptarëve etnik në Kosovë, bënë që “Serbisë së Madhe” t’i « dilte dorësh » Kosova.

 

Ministri Markovic fillimisht duhet të dijë se koalicionin qeverisës në komunën e Bujanocit nuk e solli ai e as nuk e zgjodhi ai, por popullata shqipatre dhe ajo serbe, pra ishin ata që  kishin zgjedhur përmes këshilltarëve të tyre legjitim.  Deklaratat e ministri Markovic duken pak jo vetëm të ngutu,ra por pak euforike e më shumë folklorike dhe sigurisht fushatë. Sikur ne edhe vet Markovic e din  mirëfilli se Serbia gjendet në prag të zgjedhjeve parlamentare, por kjo nuk don të thotë se ai ka të drejtë  të  bëjë fushatë cofshin ato edhe shaka të tija në raport me emërimet e rrugëve të Bujanocit me emra të figurave dhe personaliteteve shqiptare.

 

Qëndrimet e Markovic duke refuzuar  emërimin e sheshit dhe rrugëve në Bujanoc me emra shqiptarëve përveq se ai bënë fushatë por deklaratat  e tija mund të dëmtojnë vendin e tij sepse koicindon me atë se Serbia këtyre ditëve Serbia gjendet në « prag » statusit për kandidate në BE, së paku keshtu thonë ata në Beograd dhe tash  nuk do të ishte mirë as për zotin Markovic e as për politikajt tjere serbë që Luginën e  Preshevës ta përdorin si kartë për deklarata dhe fushatë eletkorale. Refuzimi dhe deklatatat e tilla të ministrit Markovic kundër emrvae të  heronjëve (kupto Skenderbeut) dhe shkrimtarëve e humanistë shqiptarë (Naim e Sami Frashëri) jo vetëm se kanë elemente raciste, porse edhe nuk i kotnribuojnë paqes dhe stabilietetit në rajon, aq më tepër kur qeverija  dhe institucionet e këtij vendi po përgatiten për në BE.

 

Dhe nëse  Sebia, sikur edhe ky ministri serb Markovic vazdon me deklarata e  politika të tilla raciste e diskriminuese  kundër  një populli joserbë, në ketë rast kundër emrave te humanisteve dhe horonjëve shqiptarë të propozuar nga insitucionet legjitme të Bujanocës, nuk është  qudi që Brukselli serish t’i jap “karton të kuq” Beogradit, sikur herën e fundit se nuk esht egati dhe duhet të pres edhe  tre muaj,  duke i shtyrë këtë proces herë për ket shëngjergj e herë në atë  shmitër . Prandaj Markovic duhet te tregohet më i kujdeshsëm  nga këtë deklarata që më shumë janë urrejtëse se me perspektivë për rajonin,  cka në  rend të parë do të dëmtonin  atë si ministër  dhe mund të jenë bumerand për vendin e tij në proceset proevropiane.

 

Po, sikur edhe liderët e Bujanocit nesër të dilnin me deklarime të ngjagjshme sikur të  Markovicit duke refuzuar emrta e Katarxhergjevicit, Car Dushanit, Car Lazari, Ivo Andriqit të cilët gati tgë gjithë në kohëne kralevinës serbe kishin prererë e masakruar shqiptarë duke i kotribuar krimeve dhe gjenocidt serb kundër  joserbëve me ide raciste dhe fashiste.  Por, jemi të sigurt se shqiptarët e Bujanocit nuk do të bënin kerkesa të tilla dhe as  që nuk do te bienin në atë nivel e të  merrene emrat e diktatorëve, serbofilëve apo antishiptarëve. Fundja Beogradi mund të vejnë rrugëve e sheshve  emra edhe të Arkanit, Milsohevicit apo Hitlerit.. Por sot të kërkohet nga një ministër i një vendi i cili pretendon të merr statusin e kandidates për në BE eshtë e mjerueshme dhe të dilet publikisht se « derisa të jem unë ministër, nuk do të lejoj emra të shqiptarëve në Bujanoc » ( ?!) kupto të Skenderbeut e të shkrimtarëve të njohur shqiptare me renome botërore të cilët në perendim njihen si humanist duke u cmohet lart nga vendet evropiane, nga vendete e civlizuar për meritat dhe kotributin e  tyre  humansit dhe lufatarak, siq është ai  i Skenderui i cili  cliroi  jo vetëm shqiptarët por edhe gjitha trojet e ballkanit nga Zlatibori, Ilirska Bistrica e deri në Beograd e Gjevgjeli…

 

Përderisa emri apo busti Skendrebut nuk i pengon Zvicrës, Belgjikës, Amerikës..vende këto  të dëshmuar për torelancë dhe demokraci, sheshet apo rrugët e të cilave mbajne me krenari emrin e heroit tonë kombëtar, nuk dimë pse i pengon Markovicit emri i  Skenderbeut ?!  Prandaj, për  Ministrin Markovic, do të ishte mirë në rend të parë për reputacionin e funksionit të tij si minstiër e pastaj edhe per imazhin e Serbisë  e cila po përgatitet të trokasë në dyert e BE-së, të kërkoj falje publike shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke u distancuar nga deklaratat e tija të njëanshme me elemente raciste, sepse zoti Markovic na duket të jetë  zyrtarisht  ministër i minoriteteve e jo ministër toponimeve ?!

SHPËRNDAJE